Këshilla & Arsye

May 10, 2017 | 15:05

Ja se si femrat mund të gjejnë balancën më të mirë punë – jetë

1

Arianna Huffington thotë se kompanitë jo gjithnjë e dinë se për çfarë kanë nevojë punëmarrëset e tyre.

“Femrat duhet të ndihen të lira të flasin për atë që është e rëndësishme për to” – deklaroi ish- drejtuesja e Huffington Post dhe tashmë CEO në kompaninë Thrive Global, në një panel diskutimi të New York Times (Woman in the World Summt). Huffington shtoi se shumë femra që punojnë në Thrive Global shprehën dëshirën për të çuar çdo mëngjes fëmijët e tyre në shkollë (por orari i shkollës shpesh përkon me atë të punës).

“Nëse drejtuesit do ta dinin këtë gjë, ata mund ta përshtasnin orarin. Por femrat hezitojnë ta thonë këtë gjë, pasi mendojnë se do të kategorizohen si “shtëpiake”, – thotë znj. Huffington.

Por frika është më se e drejtë. Në përgjithësi femrat i vuajnë pasojat në punë pasi sjellin në jetë një fëmijë, të cilat njihen si “dënimi i mamave”.

Studimet tregojnë se mamatë e reja perceptohen se kanë më pak kompetenca dhe angazhohen më pak. Ato shpesh përballen me pritshmëri më të mëdha profesionale dhe mundësi më të pakta për t’u punësuar, si dhe për t’u ngritur në detyrë krahasuar me meshkujt dhe me femrat që nuk kanë fëmijë.

Një pjesëmarrës tjetër në panelin e diskutimit, Miki Tsusaka, drejtori menaxhues i Boston Consulting Group, nënvizoi rëndësinë e ndihmesës së burrave në punët e shtëpisë. Gratë duhet të kujdesen për pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë – saqë vjen një pikë kur ato bëhen “një punë” tjetër (mbi atë që kanë) – u shpreh Tsukaka.

Rezultatet e një studimi të Bureau of Labor Statistics (Byroja e Statistikave të Punës) treguan se 50 për qind e grave në Shtetet e Bashkuara raportuan se bënin punët e shtëpisë në një ditë mesatare, krahasuar me 22 për qind e meshkujve. Kjo disbalancë mund të sjellë pasoja në shëndetin e grave.

Për të përmirësuar balancën punë – jetë, Susan Wojcicki, CEO e YouTube, u bëri thirrje burrave për ndihmë.

“Ne kemi nevojë që drejtuesit tanë meshkuj të mbështesin gratë në këtë kompani. Ndihem me fat që kam përfituar nga burra të ndryshëm të cilët më kanë mbështetur”.

*Madeline Farber / World Economic Forum

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top