FB

February 5, 2021 | 8:50

Ja se si gënjeshtrat e bardha mund të dëmtojnë rëndë fëmijët tanë

Gënjeshtra për fëmijët tuaj kur janë të vegjël jo vetëm që mund të krijojë probleme për të ardhmen, por edhe mund të ndikojë tek ata në të tashmen. Nëse fëmijët e kuptojnë se po gënjehen, si për shembull, kur u thuhet se do të dalin në park, por në vend të kësaj përfundojnë në zyrën e mjekut, ata mund të zhvillojnë probleme me besimin.

“Bright Side” tregon mënyrën se si fëmijët mund të preken nga kjo.

  • Gënjeshtra mund t’u shkaktojë fëmijëve ankth.

Studimet kanë treguar se ankthi dhe gënjeshtra shkojnë dorë për dore kur prindërit gënjejnë fëmijët e tyre. Kjo ndodh për shumë arsye. Prindërit mund të dëshirojnë që fëmija t’u bindet, ose ndoshta gënjejnë për të shkuar diku. Kjo mund të ketë ndodhur edhe me ju: prindërit ju çuan tek dentisti në vend të parkut, ashtu siç kishin premtuar.

Si i rritur, ju mund të përdorni logjikën dhe të kuptoni pse keni gënjyer, por tek fëmijët, kjo fjali mbetet në mendjen e tyre dhe u kujtohet sa herë u thoni të njëjtën gjë.

  • Marrëdhënia me fëmijën mund të ndikohet.

Marrëdhënia e fëmijës me prindërit nuk do të jetë aq e mirë pas një gënjeshtre të bardhë “të pafajshme”. Kur jemi të rinj, kemi tendencë të besojmë gjëra që të rriturit na thonë pa u menduar shumë. Edhe sikur të ishte diçka qesharake, ne prapë do ta besonim. Megjithatë, kur e kuptojmë se nuk është e vërtetë, ndihemi të zhgënjyer dhe zhvillojmë probleme me besimin.

  • Fëmijët që janë gënjyer kanë më shumë gjasa të gënjejnë kur të rriten.

Shumë nga ato që bëjnë prindërit tanë do të na formojnë ne gjatë kohës që rritemi. Gënjeshtra përfshihet. Fëmijët që janë gënjyer ka më shumë të ngjarë të fshehin të vërtetën nga prindërit e tyre dhe mbase edhe nga bashkëmoshatarët kur rriten. Edhe nëse prindërit janë vetëm pak të pandershëm, kjo përsëri ndikon në të ardhmen e fëmijës.

Në vend që të gënjejnë, prindërit duhet të përpiqen të arsyetojnë me fëmijët e tyre. Shpjegoni pse ata nuk mund të shkojnë të luajnë sot. Fëmijët e kuptojnë këtë. Ndershmëria dhe e vërteta paguhen, dhe në të ardhmen, kur ata të shqetësohen për diçka, do të vijnë të flasin me ju pa u stepur.

  • Do ta kenë të vështirë të përshtaten si të rritur.

Gënjeshtra shpesh është mënyra më e lehtë për të dalë nga situata. Është thjesht shumë e vështirë për të shpjeguar të vërtetën ndonjëherë, dhe një gënjeshtër e bardhë duket sikur bën punë. Megjithatë nuk është aq e thjeshtë. Fëmijët shpesh i ndiejnë ndikimet e këtyre gënjeshtrave kur rriten dhe duhet të përballen me disa sfida psikologjike dhe sociale. Kur u duhet të ri-përshtaten, ata zakonisht ndiejnë turp dhe faj.

Karakteri i tyre gjithashtu mund të ndikohet. Ata mund të rezultojnë njerëz manipulues dhe egoistë. Njohja e ndjenjave të fëmijëve, ofrimi i zgjedhjeve dhe zgjidhja e problemeve tuaja së bashku, zakonisht nxjerr në pah sjelljen e mirë të fëmijëve.

 

 

Burimi /  Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top