Në fokus

May 14, 2018 | 14:58

Ja se si ndikon ashpërsia e mësuesit tek fëmijët

Mësuesit e “ashpër” mund “të dëmtojnë” notat e studentëve dhe dëshirën e tyre për të mësuar. Ky është konkluzioni, në të cilin doli një studim i ri, që përfshinte rreth 500 studentë, të cilët u ndanë në dy grupe dhe ndoqën të njëjtin leksion.

Në njërin grup mësuesi mori një rol më armiqësor duke i ulur vlerat studentëve dhe duke mbajtur një stil kritikues për ata. Ndërsa leksioni tjetër u zhvillua në mënyrë normale me bashkëbisedime dhe pa kritikuar studentët që jepnin përgjigje të pasakta.

Pas studimit të gjithë studentëve iu desh të kryenin një test për leksionin që sapo kishin ndjekur. Studentët të cilët ndoqën leksionin me mësuesin antagonist kishin rezultate rreth 5% më të ulëta se studentët e tjerë. Ata gjithashtu shprehën më pak dëshirë për të mësuar më shumë për temën e trajtuar në leksion dhe nuk dëshironin të bënin leksione të tjera me atë mësues.

“Edhe nëse teknikat e përdorura të mësimdhënies janë efektive, por ndërkohë mësuesi ka një sjellje antagoniste në klasë, mund të demotivojë studentët dhe të ulë dëshirën e tyre për të mësuar”, tha autori kryesor i studimit Alan Goodboy nga “Virginia University”.

“Kështu që edhe vetëm një ditë e keqe në mësimdhënie mund të shkatërrojë perceptimin që nxënësi ka për mësuesit dhe të pengojë rrugën e tij për të mësuar, arritur rezultate të larta. Kjo ndodh sidomos kur këto episode shfaqen  në fazat e para të edukimit si parashkollori apo shkolla fillore”, tha Alan Goodboy.

“Ndaj ne duhet të sigurohemi që në të ardhmen mësuesit të jenë më pozitivë gjatë mësimdhënies dhe mos të tregohen të ashpër me fëmijët, pasi impakti që ata do të lënë te nxënësit do të jetë shumë i madh dhe dëmi do të jetë i pariparueshëm”.

Burimi / www.pernenat.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com