FB

November 10, 2022 | 8:25

Ja se si ndikon shtyrja e alarmit çdo mëngjes në shëndetin tonë

Hulumtimet e reja sugjerojnë se si dremitja (ndërprerja e përkohshme e alarmit dhe shtyrja e tij për disa minuta) e bën zgjimin traumatik dhe gjeneron një gjendje lodhjeje dhe përgjumjeje që shpesh zgjat gjatë gjithë ditës.

Puna, shkolla dhe angazhimet e tjera të përditshme detyrojnë shumë prej nesh të ngrihemi herët në mëngjes edhe nëse do të donim të flinim. Miliona njerëz e shtyjnë alarmin e mëngjesit për 5, 10 ose 15 minuta, madje edhe më shumë se një herë, duke menduar se kjo mund ta bëjë zgjimin e tyre më të butë dhe më pak traumatik, ose të krijojë përshtypjen se kanë fjetur disa minuta më shumë.

 Por zakoni i shtyrjes së alarmit në intervale prej 5 minutash (i quajtur ” snooze” ose “dremit” në anglisht)  është në fakt një zakon shumë i keq për shëndetin tonë dhe  nuk na ndihmon për të përballuar rutinën e përditshme me energjinë e duhur.

Një studim nga Universiteti i Notre Dame e ka  hetuar këtë praktikë më tërësisht. Dhe  sipas hulumtimit, i  cili është publikuar në revistën Sleep, ka treguar se dremitja jo vetëm që nuk e lehtëson zgjimin, por e bën atë edhe më traumatike pasi ndërpret ciklet natyrale të gjumit, duke çuar në të ashtuquajturën “inerci të gjumit”, një gjendje lodhjeje ose përgjumje që shpesh zgjat gjatë gjithë ditës.

 

 

 

Burimi/Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top