Disa studime tregojnë se seksi dhe televizioni nuk janë një kombinim i mirë. Ajo që duhet të bëni është të rigjeni kohën tuaj si çift, në jetën reale sesa në atë virtual. Shikimi i filmave tuaj të preferuar mund të jetë një ide e mirë për t’u çlodhur pas një dite të gjatë. Por seksi dhe televizioni “kundërshtojnë” njëri-tjetrin. Nëse televizori në shtëpi duket se po dëmton jetën tuaj në çift, atëherë është koha për të bërë një ndryshim.
Mbajeni televizorin jashtë dhomës së gjumit
Shumë familje kanë një televizor në dhomën e gjumit. Kjo gjë mund t’ju lejojë më shumë kohë private para ekranit, por gjithashtu ju bën të hiqni dorë nga gjërat e tjera që mund të bënit ndryshe me partnerin tuaj, si p.sh të flisnit apo edhe të bënit seks. Edhe pse mund të jetë e vështirë provoni ta nxirrni televizorin nga dhoma e gjumit në dhomën e ndenjes dhe kjo mund t’ju motivojë të bëni dashuri.
Disiplinojeni veten
A jeni një nga ata njerëz që nuk mund të flini nëse TV nuk po punon në sfond? Kjo mund të ketë qenë gjë e mirë kur ishit beqar, por me një partner në krah është jashtëzakonisht jo romantike të shqetësohesh nga zëri i televizorit kur je bashkë. Duhet të bëni të kundërtën, të kënaqeni me bisedat e njëri-tjetrit dhe pastaj lërjani të gjitha spontanitetit.
Gjeni baza të përbashkëta
Nëse ju pëlqen juve opera ndërsa partnerit i pëlqen të shohë lajmet, atëherë gjeni diçka që e shihni të dy. Ndikimi i televizorit në jetën tuaj seksuale bën që ju të përfundoni duke shikuar gjëra që nuk ju afrojnë aspak me njëri-tjetrin. Planifikoni një program që e keni qejf të dy.
Krijoni kohën në çift
Ushqyerja gjatë shikimit të TV është një veprimtari mekanike ndaj së cilës nuk duhet të bëheni skllav. Vendosni një rregull që televizioni të mbetet i fikur kur konsumoni darkën. Shumica e çifteve që nuk shikojnë TV ndërsa hanë, kanë zbuluar se ata jo vetëm që e shijojnë ushqimin e tyre më shumë, por gjithashtu marrin një mundësi të mrekullueshme për të mësuar për ditën e njëri-tjetrit. Është një mënyrë e thjeshtë për tu ndier më të lidhur.
Gjeni një moment për ta fikur
Vendosni për një orë kur televizori duhet të fiket, në mënyrë që të mund të shijoni kohën së bashku si çift. Nëse e dini paraprakisht që shikimi i televizorit tuaj do të jetë i kufizuar pas një orari të caktuar, atëherë mendja do të krijojë rutinën se çfarë do të ndodhë pas fikjes.
Por pas gjithë këtyre mos harroni: krijimi i një ekuilibri midis seksit dhe televizorit duhet të jetë një vendim i ndërsjellë që çiftet duhet të marrin.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.