FB

May 28, 2021 | 8:30

Ja se si ta mësoni foshnjën tuaj të shkojë në banjë, brenda 3 ditësh

Shumë prindër mezi presin t’i kenë fëmijët e tyre të pavarur nga pelenat. Nëse është kështu, ne kemi zgjidhjen e problemit tuaj. Ndërrimi i pelenave, përveç që ka një kosto të lartë, kërkon edhe kohë. Arsyeja pse është e rëndësishme që fëmija juaj të mësohet me banjën, por si ta bëjmë atë?

Para së gjithash, duhet të keni parasysh se ky proces kërkon durim.

Këtu është teknika hap pas hapi:

Dita e 1-rë

  • Bëj një test. Sapo fëmija të zgjohet, mos ia vendos pelenën. Mundohuni ta bëni atë të veshë vetëm një bluzë dhe mbathje.
  • Zgjidhni një ditë të ngrohtë, mundësisht në verë, pasi i ftohti stimulon nevojën e vazhdueshme për të shkuar në tualet.
  • Shpjegojini fëmijës tuaj që çdo herë që duhet të shkojë në tualet duhet të paralajmërojë.
  • Vëzhgojeni atë dhe nëse keni mundësi, përgëzojeni. Nëse ai nuk ka sukses, mos u shqetëso. Tregojini fëmijës se është normale dhe herën tjetër ai do të duhet të komunikojë urgjencën sa më shpejt që të jetë e mundur.
  • Në kohën e gjumit, vendosni përsëri pelenën.

Dita e 2-të

  • Procedura është e njëjtë me ditën e parë.
  • Dallimi është se këtë herë do të duhet të prisni që fëmija të përdorë oturak
  • Prisni në banjë derisa të mundet ta bëjë.
  • Nëse dilni, mos i vendosni një pelenë, duke shpresuar se do të kthehet pa u lagur!

Dita e 3-të

  • Kujtojini fëmijës tuaj se nuk ka nevojë për pelenë, pasi mund të shkojë në banjë.
  • Sigurohuni që të mos ia vendosni atë dhe shikoni se si sillet.
  • Nëse ajo këmbëngul ende për pelenë, provoni ta përsërisni këtë metodë një javë më vonë.

 

 

Burimi / https://www.dididonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top