Të gjithë e teprojmë me pijen ose ushqimin natën e Vitit të Ri. Megjithatë është e nevojshme që kur festat kalojnë, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme.
Detoks me çaj, xhinxher dhe banane
Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes.
Smoothie frutash
Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë.
Ushqim i yndyrshëm
Konsumimi i ndonjë hamburgeri ose patateve të skuqura pas pijes do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të reduktojë efektet e dëmshme të alkoolit.
Xhinxher i fermentuar
Përdorimi i lëngut të xhinxherit të fermentuar në një shishe të mbyllur do të reduktojë nivelin e aciditetit të stomakut.
Uthull molle
Një lugë gjelle me uthull molle ju ndihmon të pastroni stomakun nga një natë e mëparshme me pije.
Aktiviteti fizik
Ju mund të kryeni aktivitet fizik në palestër ose të dilni në natyrë. Djersitja, qarkullimi më i mirë i gjakut, vënia në punë e gjithë trupit do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.