Mirëqenie

February 22, 2020 | 8:18

Ja se si ta përmirësoni jetën tuaj brenda 17 minutave

Përmirësimi i cilësisë së jetës tuaj nuk është aspak i lehtë. Duhet shumë kohë, përpjekje dhe këmbëngulje. Sidoqoftë, të gjitha ndryshimet thelbësore fillojnë me disa rregullime të vogla dhe ka mijëra gjëra të vogla që mund të bëni çdo ditë për të përmirësuar mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

Sipas specialistëve dhe ekspertëve të jetës dhe karrierës ekzistojnë 17 mënyra të thjeshta për të ndryshuar jetën tuaj në 17 minuta ose më pak:

  • Bëni streching dhe meditoni
  • Korrigjoni qëndrimin tuaj në punë ose kudo tjetër
  • Telefonojini një miku të vjetër ose dilni me të për një kafe
  • Ndihmoni dikë në nevojë
  • Bëni një sy gjumë ose thjesht bëni një banjë
  • Frekuentoni palestrën ose thjesht kaloni pak kohë në natyrë
  • Shkruajini gjërat që doni tek vetja juaj dhe pranoni mendimet negative
  • Mbani një ditar dhe krijoni një listë gjërash për të bërë
  • Mundohuni të mos përdorni celularin tuaj për pak kohë
  • Hidhni ose falni sende dhe rroba që nuk i përdorni më
  • Gjeni kohën për të reflektuar kur ktheheni në shtëpi
  • Flisni për gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës me miqtë dhe anëtarët e familjes
  • Merruni me kopshtarinë
  • Jepini vetes një masazh të koke
  • Mësoni një gjuhë të re
  • Praktikoni një regjim ushqimore të shëndetshëm dhe pini ujë
  • Shkoni për të fjetur 30 minuta para orarit të zakonshëm dhe krijoni një rutinë relaksuese gjumi (Zgjohuni më herët dhe krijoni një moment për veten tuaj në mëngjes).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top