Këshilla & Arsye

December 24, 2018 | 11:09

Ja se si të organizoheni dhe të gjeni ekuilibrin midis punës dhe familjes

Nuk është kurrë e lehtë të jesh një femër që përpiqet të punojë me orar të plotë dhe të jetë nënë njëkohësisht. Disa mënyra se si të zgjidhni një ekuilibër për veten.

Nënat më shumë se kurrë janë pjesë e fuqisë punëtore. Sipas Qendrës për Progres në Amerikë, gratë përbëjnë gjysmën e gjithë punëtorëve në SHBA. Të jesh një nënë që punon me kohë të plotë, do të jetë stresuese dhe do të vuash ndjenjën e fajit për shkak se nuk kalon shumë kohë me fëmijët. Thelbi qëndron në faktin se si duhet të organizoheni dhe të gjeni ekuilibrin e duhur midis profesionit dhe prindërimit.

1- Mos u ndjeni në faj.

Në vend që të jetoni me ndjenjën e fajit se nuk jeni aty për fëmijën tuaj, mendoni se me anë të punës tuaj po plotësoni nevojat e familjes. Mamatë e suksesshme kanë gjetur mënyra efikase për të ekuilibruar dy botët në të cilat jetojnë.

“Prindërimi kërkon që të jesh në gjendje të ballafaqohesh me zgjedhjet që duhet të bësh në jetë dhe të përqendrohesh në objektivat që duhet të arrish,” thotë Lisa Pierson, një avokate dhe themeluese e organizatës “Ligjet e prindërimit”. Prano se do të ketë ditë të mira dhe të këqija. Nënat duhet ta dinë që nuk janë vetëm, kështu që përmes kësaj organizate ato mund të diskutojnë ndjenjat e tyre.

2- Gjeni kujdestare të besueshme për fëmijët tuaj.

Pyesni miqtë tuaj për kujdestaret që ata kanë marrë më parë. Krijo një listë të kritereve që ju i cilësoni të rëndësishme dhe më pas dërgojeni në agjencitë e punësimit. Sharon Tepper, presidentja e organizatës “Brownstone Nannies” në SHBA rekomandon punësimin e kujdestareve me një eksperiencë afatgjatë në kujdesin e fëmijëve. Eksperienca e tyre tregon se ato mund të adaptohen me grupmoshat e ndryshme, duke u kujdesur për të sapolindurit dhe fëmijët më të mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë në detyrat e shtëpisë.

3- Bëheni mëngjesin më të lehtë.

Shmangni rrëmujën e mëngjesit, duke përgatitur rrobat dhe ushqimin që do të merrni me vete që në darke. Shikoni listën e detyrave të ditës së ardhshme dhe ndani orarin, duke përcaktuar detyrat tuaja. Duke ditur se shumë detyra të zakonshme do përfundohen, ju do të kaloni më shumë kohë me fëmijën tuaj.

4- Krijimi dhe organizimi i një kalendari familjar

Përcaktoni përparësitë e familjes suaj. Një kalendar mund të përfshijë datat kur duhet të paguajnë faturat, një tabelë e përditshme për fëmijët, një listë të ngjarjeve shkollore dhe familjare, aktivitete jashtëshkollore, ditëlindje dhe shumë aktivitete të tjera.

Fran Durekas, themelues i “Qendrës së Mësimit të Fëmijëve” sugjeron përdorimin e kalendarëve të Google, të cilët mund të ndahen lehtësisht dhe të sinkronizohen nëpër telefona, sepse janë me ngjyra të ndryshme dhe mbivendosen me njëri-tjetrin.

5- Komunikoni me punëdhënësin tuaj

Para se të flisni me punëdhënësin, ndërtoni një plan me shkrim që detajon atë që ju nevojitet. Ky informacion do të ndihmojë në përshtatjen e propozimit tuaj me kushtet që punëdhënësi juaj ka prezantuar. Çdo punëdhënës është i ndryshëm por përpiquni të jeni sa më të hapur dhe të ndershëm që të jetë e mundur. Gjithashtu, duhet të jeni të përgatitur për të paraqitur zgjidhje alternative, në mënyrë që të tregoni se planet familjare nuk do të ndikojnë në produktivitetin në punë.

6- Qëndroni në kontakt me fëmijën gjatë gjithë ditës.

Qëndroni të lidhur me fëmijët tuaj edhe kur nuk jeni së bashku. Nënat me fëmijë të vegjël duhet të krijojnë video duke folur ose duke kënduar në mënyrë që fëmija juaj të mësohet me ju edhe pse jeni larg. Vendosni fotografi familjare në mënyrë që fëmijët të shikojnë fytyrën tuaj gjatë gjithë kohës. Gjatë pushimeve në punë, mund të merrni fëmijët tuaj në mënyrë që edhe fëmija të mos ndjehet i vetmuar, por dhe ju të qetësoheni me praninë e tij.

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top