Këshilla & Arsye

July 27, 2018 | 10:00

Ja se si të parandaloni rënien e flokëve…

Dy të tretat e meshkujve janë tullac dhe 40% e tyre përjetojnë humbje të dukshme të flokëve në moshën 35- vjeçare, por ka disa gjëra që mund të bëni për ta mbajtur nën kontroll rënien e tyre.

7 mënyra për të reduktuar rënien e flokëve:

Merrni medikamente me recetë

Ka dy barna të miratuara klinikisht për parandalimin e humbjes së mëtejshme të flokëve, finasteride dhe minoxidil. Finasteridi punon duke penguar hormonin dihidrotestosteron, ndërsa minoxidili rrit qarkullimin e gjakut dhe marrjen e lëndëve ushqyese. Të dy trajtimet mund të rezultojnë efektive për flokët, por kanë efekte anësore. Finasteridi mund të çojë në ulje të dëshirës seksuale në 1 nga 31 burra, ndërsa minoksidili mund të rezultojë në acarim të lëkurës dhe reaksione alergjike.

Përdorni një krehër lazer

Një studim i vitit 2014 ku morën pjesë 103 meshkuj që kishin pësuar humbje flokësh, patën rritje të dendësisë pas aplikimit për 26 javë të krehrit lazer. Mënyra e saktë e punës së krehrave nuk kuptohet plotësisht, por është parë se lazerat me fuqi të ulët kanë një efekt antioksidant në folikulat e flokëve.

Ndryshoni produktet e flokëve

Ekzistojnë disa dëshmi se shumë xhelra dhe produkte të tjera stilimi mund të shkaktojnë humbje të flokëve, pasi kimikatet brenda këtyre produkteve mbesin në kokë dhe bllokohen në folikula, duke parandaluar që flokët të dalin në sipërfaqe. Shmangni përdorimin e tepruar të tyre dhe provoni produkte më natyrale, të cilat përmbajnë më pak kimikate.

Shmangni dushet e nxehta

Dushet tepër të nxehta mund të shkaktojnë dëme në lëkurën e kokës duke hequr vajrat esencialë që e mbrojnë atë si dhe duke shkaktuar thatësi dhe inflamacion. Nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta se dushet e nxehta çojnë në humbjen e flokëve, por disa besojnë se inflamacioni i kokës mund të rezultojë në dëmtim të folikulave.

Përdorni shampo anti DHT

DHT është fajtori kryesor i humbjes së flokëve dhe disa shampo mund të ndihmojnë për të luftuar këtë. Kërkoni për produkte që përmbajnë 1-2% ketokonazol, një ilaç që bllokon konvertimin e testosteronit në DHT, ashtu siç bën finasteridi. Megjithatë, për shkak se aplikimi i ketokonazolit është i kufizuar në lëkurën e kokës, nuk ka të njëjtin rrezik të efekteve anësore seksuale negative.

Bëjini masazh kokës

Disa studime kanë treguar se masazhi i kokës ka potencial për të rritur densitetin e flokëve duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe në folikula, si dhe rritjen e aktivitetit të gjeneve të njohura për të nxitur rritjen e flokëve. Një përfitim shtesë është se masazhi ndihmon në uljen e niveleve të stresit, një faktor tjetër që lidhet me humbjen e flokëve.

Bëni një transplantim

Nëse tashmë keni humbje të konsiderueshme të flokëve, një transplant mund të jetë zgjidhja juaj më e mirë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top