FB

May 28, 2021 | 11:40

Ja se si t’i drejtoni flokët pa pasur nevojë të përdorni pjastër

Do të jetë trendi i verës. Flokë shumë të butë dhe të drejtë. Ne e dimë që përdorimi i pjastrës nuk rekomandohet, pasi me kalimin e kohës mund të dëmtojë pigmentin e flokëve. Sidomos nëse harrojmë ta mbrojmë atë me vajra dhe produkte specifike.

Ekziston një mënyrë për të arritur rezultatin e dëshiruar pa kaluar shumë kohë në banjë. Truku përbëhet nga tre hapa. Kështu që, le të zbulojmë sekretin e drejtimit të përsosur pa përdorimin e një pjasteri për një rezultat profesionist me flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

Një maskë e mirë

Maska është ajo që na ndihmon më shumë për të arritur synimin tonë. Ne mund ta përgatisim edhe vetë atë duke përzierë tre lugë qumësht kokosi, një me vaj kokosi dhe një me vaj liri. Më pas me anë të një krehri e përhapim atë në flokë, duke u kujdesur që të mos prekim rrënjën. E lëmë të veprojë për dhjetë minuta dhe pastaj bëjmë një shpëlarje të bollshme.

Vaji i farave të lirit në flokë të thatë

Mund të përdorim disa pika në flokë të thatë. Është një ristrukturim i shkëlqyeshëm, por gjithashtu një anti-frizz i testuar dhe i përdorur gjerësisht.

Tharja

Nëse nuk kemi flokë të butë, duhet të përdorim tharëse flokësh. Edhe në verë ne duhet t’i lagim flokët shumë mirë dhe më pas të fillojmë të thahemi. Lloji i furçës është i rëndësishëm. Duhet të jetë e madhe dhe e rrumbullakët. Ne mbështjellim në të flokët dhe fillojmë t’i thajmë që nga rrënja.

Nëse zbatojmë këto tre hapa, ne mund të patentojmë sekretin tonë personal për flokë përsosmërisht të drejtë, pa pjastër.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top