Këshilla & Arsye

March 22, 2018 | 9:16

Ja si duhet të veprojmë nëse duam të lëmë punën

Nëse dëshironi të largoheni nga një punë, nuk ka rëndësi se çfarë konsiderate keni për të është shumë e rëndësishme që të ndaheni në kushte të mira me shefin dhe kolegët tuaj.

Punëdhënësit mbështeten shumë në rekomandimet tuaja profesionale gjatë procesit të punësimit kështu që autori i librave më të shitur për menaxhimin Suzy Welch thekson se ju nuk duhet ta lini punën tuaj asnjëherë në atë mënyrë që nuk do ju mundësojë të ndiqni karrierën tuaj për vitet në vijim.

“Është sjellje e mirë largimi nga një punë në mënyrë sa më paqësore, Është gjë e mençur të largohesh kur e shikon që gjërat mund të mos përfundojnë mirë nëse vazhdojnë siç kanë nisur”.

Për t’u siguruar që ju do të jepni dorëheqjen nga një kompani pa djegur ndonjë urë, Welch sugjeron këto tre hapa.

Eliminoni elementin surprizë

Ndoshta nuk keni patur mundësi ta lajmëroni punëdhënësin tuaj aktual për largimin tuaj, por Welch thotë se asnjëherë nuk duhet të largoheni nga një kompani pa bërë ndonjë paralajmërim fillimisht.

“Gjithkush me të cilët keni punuar mund të jetë një referencë në të ardhmen tuaj”, thotë ajo. “Qëndroni pozitiv, kur bëhet fjalë për t’i treguar shefit tuaj se pse po largoheni.

Bëjeni tranzicionin e lehtë për zëvendësimin tuaj

Për të shmangur boshllëkun e madh që do të lini pasi të largoheni, Welch sugjeron të lini një manual që e bën më të thjeshtë largimin tuaj. Në mënyrë që një person i ri që do të vijë ta ketë më të thjeshtë dhe për kompanitë kostot të mos bëhen edhe më të mëdha.

Shprehni mirënjohje

Welch thotë se duke treguar vlerësimin tuaj ndaj punëdhënësit dhe kolegëve mund t’ju ofrojë një sërë mundësish në një të nesërme. Ajo thotë se ju duhet t’i shprehni mirënjohjen shefit tuaj për kohën që keni kaluar në atë kompani edhe nëse e urrenit punën që bënit.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top