Mirëqenie

July 17, 2018 | 11:02

Ja si duhet të veproni për të zbutur dhimbjen e thembrave…

Fasha e shputës është një gjendje shëndeti pak e njohur, por tejet e përhapur. Pothuaj gjysma e shqiptarëve vuajnë nga dhimbja e këmbëve dhe dhimbja shpesh shkaktohet nga shputa, një ligament i lehtë që lidh thembrën me pjesën e brendshme të këmbës.

Një lëvizje e vazhdueshme dhe rritja e peshës janë shkaqet kryesore.

Është një gjendje e zakonshme mes atletëve, grave shtatzëna dhe personave puna e të cilëve u kërkon të rrinë shumë kohë në këmbë, duke ushtruar presion mbi këmbë, gjë që shkakton inflamacion e dhimbje.

Ja çfarë duhet të bëni për të zbutur dhimbjen:

Disa ushtrime mund të bëhen ulur dhe konsistojnë në zgjatjen e muskujve të këmbës, për një lehtësim të menjëhershëm.

  1. Rrotulloje këmbën mbi një shishe plastike ose një objekt me formë të ngjashme, për afro 1 minutë për secilën këmbë.
  2. Kryqëzo këmbët dhe tërhiq gishtin e madh. Mbaje këtë pozicion për 15 sekonda, më pas riktheu në pozicionin fillestar dhe përsërite 3 herë.
  3. Përdor një peshqir të palosur për të imituar një fasho gjimnastike. Vendose nën harkun e këmbës dhe tërhiqe me delikatesë këmbën lart, në mënyrë që këmba të shtrihet para teje. Mbaje pozicionin për 30 sekonda dhe përsërite tre herë.

Për të parandaluar këto dhimbje përpiqu të mbani peshën ideale dhe bëni rregullisht aktivitet fizik, por sigurohu që të veshësh atlete të një cilësie të mirë.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top