FB

January 7, 2023 | 9:30

Ja si rrjetet sociale kanë “pushtuar” Globin dhe, pasojat tek adoleshentët 

 

Në mbarë botën, miliarda prej nesh përdorin mediat sociale çdo ditë, dhe ky numër thjesht vazhdon të rritet progresivisht. Në fakt, vlerësohet se deri në vitin 2023, 3.44 miliardë njerëz do të përdorin rrjetet sociale, nga 970,000 në 2010.

ermand-mertenika-genetic

Ne e përdorim atë në çdo aspekt të jetës sonë, në marrëdhëniet tona personale, për argëtim, në punë dhe në studimet tona. Për ta vënë atë në një kontekst, çdo minutë ne dërgojmë kolektivisht më shumë se 40 milionë mesazhe në Facebook.

Përdorimi i rrjeteve sociale është në rritje dhe ky aspekt nuk po ndryshon vetëm mënyrën se si ne komunikojmë, por po ndryshon dhe mënyrën se si ne të bëjmë biznes, mënyrën se si jemi të qeverisur dhe mënyrën se si jetojmë në shoqëri.

n

Mediat Sociale jane një trend që tashmë po përhapen me shpejtesi në biznese përtej redaksisë apo informacionit, qoftë për shkak të marketingut dixhital apo kanaleve të reja të komunikimit të shërbimit ndaj klientit.

Mediat sociale po japin informacione në mënyre progresive dhe të vlefshme dhe në sistemin shëndetësor. Industria shëndetësore tashmë po përdor mediat sociale për të ndryshuar mënyrën se si funksionon, qoftë përmes fushatave të shëndetit publik apo vizitave virtuale të mjekut me pacientin në Skype apo dhe në Telemedicine, zgjidhje të problemeve të ndryshme në biznes apo të tjera (Professori online GOOGLE).

Bota e informatikës vazhdimisht po pushton rruzullin tokësor duke u zgjeruar me informacione të gjëra dhe të gjata. 

Rrjetet Sociale të cilët dominojnë globalisht njerëzimin janë:

Google – 4,3 miliardë qytetarë (Platforma më e madhe me numrin më të madh të Data-Serverave)

Facebook – 3 miliardë qytetarë

Instagrami – 2,2 miliardë qytetarë

Tiktok – 1,5 miliardë qytetarë

Twitter – 500 milionë qytetarë.

Rrjetet sociale po ndikojnë më shumë pozitivisht në zhvillimin e teknologjisë, në promovimin e biznesit, komunikimit dhe zgjerimit të informacionit në çdo aspekt.

Aktualisht ekzistojnë dhe efekte anësore të këtyre rrjeteve sociale të cilët po rrisin në shkallë progresive depresionin tek të rinjtë, stresin, probleme shëndetësore okulistike (Dëmtime Ofthalamologjike), hera-herës keqinformim në diagnoza, dhe konceptin CyberBullying ( Bullizimi online) e cila dominon tek moshat e vogla dhe adoleshenca, rritjen e shkallës së introvertizmit etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top