Këshilla & Arsye

July 17, 2018 | 10:18

Ja si të pengoni ndikimin e mendimeve negative në punë

Mendimet negative jo vetëm që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj mendore dhe në shëndetin tuaj, mirëpo çojnë edhe në rezultate dhe situata negative.

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që më në fund të dilni nga rrethi magjik.

Mos i bëni presion vetes

Nëse vazhdimisht do të prisni nga vetja maksimumin dhe do të sforconi veten nëpërmjet mundësive vetjake, shanset janë të mëdha që kurrë nuk do të jeni të kënaqur as me jetën tuaj as me karrierën tuaj. Rraskapitja dhe ankthi nuk do t’ju çojnë askund. Nëse keni ndonjë qëllim konkret, përmbajuni sepse do t’ju ndihmojë të qëndroni pozitiv.

Inkurajoni veten

A e keni ditur që vetvetes mund t’i ofroni motivim? E gjitha është çështje dëshire. Bëhuni të guximshëm dhe këmbëngulës, thojini vetes që jeni i mirë në atë që bëni dhe se një ditë do ta realizoni ëndrrën tuaj.

Forconi vetëbesimin

Shkaktari më i madh i negativitetit është mungesa e vetëbesimit. Nëse keni vetëm ndjenja negative kur mendoni për karrierën tuaj – ndryshojeni atë shprehi. Mos humbni përqendrimin, orientoni vëmendjen drejt qëllimit dhe mësojini të gjitha.

Shmangni garën

Nëse vazhdimisht do të mendoni për karrierën, rrezikoni të zvogëloni efikasitetin tuaj në punë. Shmangni garën – nëse vërtet jeni të zellshëm dhe të talentuar, suksesi nuk do t’ju anashkalojë. Është shumë me rëndësi të jeni të përqendruar në obligimet angazhimet aktuale, sesa në të ardhmen.

Mos i kopjoni të tjerët

Mos provoni t’i bëni punët ashtu siç i bëjnë të tjerët, sepse do të jeni nën presion. Bëhuni ai që jeni, mos i përfillni të tjerët dhe bëni punën tuaj ashtu siç ju pëlqen më së miri dhe ashtu siç mendoni se do të duhej ta bëni. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top