Dëshironi thjesht të largoheni nga stresi dhe të uleni gjithë ditën në plazh të merrni vetëm rreze dielli? Kjo mund të tingëllojë si një ide e mirë por sipas Xinran Lehto, ekspertit të turizmit të mirëqenies, tregon se pushimet ku ju thjesht rrini shtrirë në rërë duke marrë rreze nuk janë aq të shëndetshme sa i përket shëndetit tuaj mendor.
“Të qëndrosh shtrirë në plazh për ditë të tëra me radhë është në të vërtetë diçka e mërzitshme. Pas një periudhe të caktuar ju filloni të mendoni për punën dhe gjërat që duhet të bëni në shtëpinë tuaj dhe mërziteni dhe shqetësoheni dhe kjo nuk është e shëndetshme për ju”, u shpreh ai.
Sigurisht që qëndrimi shtrirë duke marrë rreze dielli është qetësues, por kjo nëse ndodh vetëm për pak kohë dhe jo të kthehet në një rutinë gjatë të gjithë pushimeve tuaja. Pasi kjo do të ishte një mënyrë që stresi i përditshëm t’ju ndjekë edhe atje ku keni shkuar për të relaksuar trupin dhe mendjen.
Vendi ku do të shkoni me pushime duhet të ketë ndryshime aktivitetesh, mundësi për t’u argëtuar e gjëra që janë në interesin tuaj. Vetëm kështu do të arrini të relaksoheni tërësisht e ta mbani mendjen tuaj larg nga shqetësimet dhe streset e përditshmërisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.