Dëshmi

October 18, 2018 | 11:30

‘Jada qau për 45 ditë’, Will Smith rrëfen momentin e vështirë në jetë, ku e shihte veten si dështak

Will Smith ka treguar për herë të parë periudhën më të vështirë të martesës me gruan e tij Jada Pinkett. I ftuar në talk show-n ‘Red Table Talk’, 50-vjeçari duket i përlotur teksa tregon për një nga momentet më të vështira të martesës së tyre 21-vjeçare.

“Kishte një periudhë ku mami zgjohej dhe qante, kjo zgjati 45 ditë dhe unë fillova të mbaj një ditar”, është shprehur ai duke iu drejtuar vajzës së tyre 17-vjeçare.

“Kjo ndodhte çdo mëngjes dhe mendoj se ka qenë periudha më e keqe që kam ndier ndonjëherë në kaq vite martesë së bashku”, shtoi Will. “Në këtë fazë kam ndier se kam dështuar”, përfundon ai.


Burimi / www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top