FB

October 5, 2021 | 8:30

“Jam e dashuruar”/ Mariza Ikonomi flet për personin që i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka pranuar publikisht se është e dashuruar dhe se po përjeton një histori të bukur romantike me partnerin që ka në krah. E ftuar tek “ABC e Pasdites”, Mariza foli për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por pa e zbuluar identitetin e tij.

mariza ikonomi (6)

Jam falënderuese shumë për dashurinë time. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe patjetër përkushtimi e bëjnë solide një histori dashurie, edhe respekti patjetër”,- tha këngëtarja për personin e zemrës dhe marrëdhënien që ata kanë ndërtuar me njëri-tjetrin.

mariza ikonomi (11)

E pyetur se çfarë dëshiron të ndajë më shumë me njeriun e zemrës, Mariza tha:

Me njeriun e zemrës kam përshtypjen që ti do të ndash gjithçka, por atë që ndjen më tepër është dëshira për të qenë pranë zemrës së tij dhe për të treguar se sa shumë mund ta duash një person, pa pasur asnjë frikë, pa pasur asnjë barrë”.

mariza ikonomi (10)

Gjatë intervistës, Ikonomi tha se nuk ka ndonjë ëndërr në sirtar, sepse i ka realizuar të gjitha.

Nëse kam një dëshirë dhe besoj se kjo dëshirë do më realizohet… atëherë kështu ndodh,”- tha artistja.

mariza ikonomi (7)

Gjatë karrierës së saj, këngëtarja tha se ka hasur shumë “vështirësi dhe intriga”. Ndërsa e pyetur për ndonjë incident që mund t’i ketë ndodhur në skenë, Mariza zbuloi:

Ka pasur raste edhe nëpër shkallë lagjesh, kam përfunduar në spital keq sepse kam çarë këtë pjesën këtu (tregon mjekrën me dorë), pastaj kam rënë një herë në një koncert te sheshi… kaq mbaj mend”.

mariza ikonomi (4)

Më 24 shtator, Mariza do të mbajë një koncert në Tiranë, i titulluar “Mariza dhe Qyteti!”. Ajo do të performojë këngë që do t’i bëjnë njerëzit të përjetojnë bukuritë dhe të veçantat e kryeqytetit.

mariza ikonomi (5) mariza ikonomi (3) 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top