Kur një marrëdhënie përfundon, gjithçka duket sikur po shembet, veçanërisht nëse vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme. Çdo gjë prishet, ngjyrat rreth jush janë më të errëta dhe tonet emocionale janë më pak të gjalla. Rreziku i rënies në ndonjë formë depresioni, është i lartë, veçanërisht nëse personi që ju ka qëndruar pranë, ka udhëtuar drejt një rruge më të gjatë – ndoshta të dhimbshme.
T’ia nisësh nga e para, nuk është e lehtë. Na duket sikur e mira është në anën tjetër, diku tjetër dhe se nuk do të jemi më në gjendje të duam, të bëjmë, apo të jetojmë si më parë.
Ja dhjetë gjërat që pasi ju kanë braktisur për të rifilluar jetën. De t’ia nisni me të vërtetë!
Jetoje dhimbjen
Shpesh besojmë që t’ia rifillosh nga e para, është e nevojshme të prekësh fundin. Kjo është pjesërisht e vërtetë: ndonjëherë, në fakt, mjafton vetëm të dëgjosh dhe të shikosh brenda shpirtit. Dhe kur e ngre atë “mbulesë” që ju ka errësuar sytë, thjesht keni bërë hapin e duhur për ta shtyrë, hequr nga vetja.
Frikërat dhe ndjenjat e fajit kthehen gjithmonë, dhe në disa raste është e drejtë, mbi të gjitha nëse shërbejnë për të na bërë një njeri më të mirë. Të lëvizësh? Nuk është e mundur, por të shihesh në fytyrë dhe ta pranosh atë që të ka ndodhur si pjesë e asaj që të është dashur të përfshihesh dhe ty vetë. Armiku është më i lehtë për të mposhtur nëse e dini se me kë keni të bëni. Në fillim, jetoje plotësisht dhimbjen, shijoje sikur të mos jetë e juaja, jetoje deri në pikën e fundit dhe shikoje në fytyrë: një herë ta kaloni, do të kuptoni se keni njohur dhe i keni bërë mirë hesapet me një pjesë tuajën që nuk e njihnit mirë, e cila ia vlejti ta korrigjonit. Dhe kjo do t’ju bëjë më të fortë.
Merr kohën tënde
Në fakt, ekzistojnë dy lloje “kohësh”: objektivi dhe emocionaliteti. E para mund të konsiderohet si rrjedha klasike e sekondave, minutave dhe orëve, akrepat e orës që shënojnë jetën tonë midis punës, gjumit, jetës private dhe jetës publike; e dyta, në fakt, është ajo që lejon personin të zgjerojë kufijtë për një kohë të pacaktuar ose të zgjasë një grusht minutash. Tek e para nuk ke fuqi, sepse ajo rrjedh e patolerueshme, por në kohën e dytë – emocionale – mund të punoni duke bërë zgjedhje që ju bëjnë të ndiheni mirë, duke mësuar të thoni “jo” kur nuk ndiheni gati.
Mëso të qëndrosh vetëm
Para se të lejoni një person tjetër të hyjë në jetën tuaj, sigurohuni që jeni të vetëmjaftueshëm nga pikëpamja emocionale. Kërkimi i një personi të afërt që t’ju qëndrojë pranë, nuk duhet të diktohet nga nevoja për të pasur dikë në krah, por pas vullnetit tuaj. Mësoni të ndiheni mirë me veten, në një mënyrë të qetë dhe të ndërgjegjshme. Kur të keni gjetur dimensionin tuaj, “ubi consistam” tuaj të brendshëm, atëherë do të jeni gati për të zgjeruar mikrokozmosin tuaj.
Kujdesu për veten
Bëni mirë. Konkretisht. Rivendosni interesat tuaja, ato që ju pëlqen të bëni dhe ju bëjnë të lumtur. Regjistrohuni në palestër, shkurtoni flokët, dilni jashtë për darkë me një mik, shkoni në kinema, shkoni për një fundjavë në plazh… me pak fjalë, kujdesuni për veten. Bëhu shkaku kryesor i lumturisë së rikuperuar.
Zgjeroni distancat
Shmangni situatat që mund t’ju shkaktojnë ndjesi të pakëndshme, nëse nuk jeni gati ta takoni atë përsëri. Ky nuk duhet të jetë një rregull që vlen përgjithmonë, por vetëm aq sa ta konsideroni veten të strukturuar sa të jeni në gjendje të rishikoni, edhe nga larg, personin që e donit deri kohët e fundit. Nuk duhet domosdoshmërisht të hyni në atë lokal apo në vende ku ka të ngjarë të jetë ai apo një shenjë e pasazhit të tij: jepini kohë vetes, zgjatni distancat dhe pastaj, kur të jeni gati, reduktojini përsëri. Jepini mundësinë vetes për të shijuar plotësisht kohën tënde pa qenë e detyruar.
Mos krijoni pritshmëri false
Nuk ka gjë më të keqe në jetë sesa dhënia e shpresës së rreme një personi tjetër, edhe në mirëbesim. Para së gjithash, jini të sinqertë me veten dhe pastaj me të tjerët: mund të hasni një person të mirë, me të cilin mund të ndani një kafe nesër ose – ndoshta – një pjesë të jetës, por nëse nuk ndiheni gati, kërkojini t’ju presë, për të respektuar kohën e zemrës dhe mekanikën e saj. Nëse është akoma aty, në anën tuaj, kur ta kuptoni se jeni gati të filloni përsëri, atëherë ndoshta do të jetë e vlefshme.
Forconi rrjetet tuaja
Kur një marrëdhënie përfundon, e gjen veten domosdoshmërisht në nevojën e riorganizimit të ditëve tuaja: koha që i kushtoje më parë kujdesit të tjetrit, kthehet papritmas dhe ju e gjeni veten me një grusht orësh në duart tuaja për t’i trajtuar. Por nga e gjithë kjo kohë, ju nuk dini çfarë të bëni me të.
Provoni, pra, të investoni në kujdesin e lidhjeve, marrëdhënieve tuaja ekzistuese, ose shfrytëzojini për të krijuar të reja. Zbuloni kënaqësinë e të qenit vonë me një mik, të shihni më shpesh familjen tuaj ose thjesht të bëni një shëtitje. Jepuni kohë njerëzve për të rizbuluar kënaqësinë e reciprocitetit.
Hapju botës
Nëse ju përshtatet fraza: “Në këtë moment unë e dua veten” atëherë je gati për t’iu rikthyer botës, për të marrë atë hap që është kaq i frikshëm në kohë, por që gjithaq është po aq i nevojshëm sa shpëtimi. Rihyni në me një hap të ngadaltë, por të vendosur, mos vini kufij, përveç asaj që diktohet nga mënyra e thellë për të qenë autentikisht vetvetja. Hapini krahët dhe zemrën dikujt tjetër, veçanërisht nëse ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë.
Bëj eksperienca të reja
E kaluara nuk duhet shmangur. Gjithmonë do të mbani mbi supet rërë të vjetër, si një shenjë në fakt, që, në këtë moment, ka ndalur së lënduari. Por tani,hapet një faqe e re. Çdo gjë fillon nga e para dhe ju mund ta shijoni përsëri kënaqësinë e zbulimit, të tregoni veten me zemër të hapur pa u frikësuar.
Ji e lumtur
Urimi që ju jap: ji e lumtur me rrugën që keni bërë. Një udhëtim i trazuar plot me kurthe, por që është i juaji. Tani nuk të mbetet gjë tjetër të bësh veçse të ndihesh mirë, e vetëdijshme se, disa rrëshqitje, gjithmonë mund të ndodhin në rrugën që bën. Por jo më këtë herë, pas kësaj përvoje.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi lamiatempestaperfetta.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.