Posta

August 6, 2018 | 11:23

POSTA nga Adelina Pjetra: “Edhe pse marr mjekim farmakologjik, unë nuk po shërohem”. Si ta trajtojmë ankthin?

stressed-woman-adrenalsJam vizituar te një psikiatër për ankthin, kam 6 muaj që vazhdoj trajtimin. Gjërat po ecin mirë, po mua më shqetëson dhimbja e kokës ose më saktë, kam shumë marrje mendsh. Ilaçi që marr është Zoloft, 0,5 në mëngjes dhe 1 në darkë. Po problemi qëndron këtu tani, sepse unë, sa herë kam shkuar tek psikiatri, që i bie një herë në muaj, i them që kam dhimbje koke, ai më thotë pi paracetamol, se të qetëson. Edhe pse e pi paracetamolin, prapë jam si e trullosur. Një shkak fare i vogël dhe koka fillon prapë. E ndjej kokën sikur zien diçka brenda, veshët më skuqen. Nerva nuk kam fare, nuk dua të më shqetësojë njeri. Sepse jam dhe si e lodhur vazhdimisht. E vetmja zgjidhje momentale është dushi, më duket sikur koka ftohet nga ajo nxehtësi që zien përbrenda. Faleminderit përzemërsisht n.q.s më orientoni se çfarë duhet të bëj tjetër?

Përgjigje:

Nga Adelina Pjetra specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Nga Adelina Pjetra
specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Ju më drejtoheni për problemin tuaj aktual që është ankthi, dhimbja e kokës, por gjithashtu referoni që ndiheni e lodhur vazhdimisht dhe nuk ju mbajnë më nervat. Edhe pse në disa raste mjekimi duhet, kjo s’do të thotë që kjo është gjithçka çfarë mund të bëni.

Më vjen keq që mjekët shqiptarë akoma nuk e kanë fituar atë kulturë dhe njohuri të referojnë pacientët edhe në profesionistë të përshtatshëm për problematikat e tyre. Ajo çfarë ju ofron mjekimi, është një mpirje e përkohshme, një qetësim në x moment kur ndjen ankth, por nuk të garanton shërimin. Disa mjekime shoqërohen edhe me efekte anësore, të cilat duhet të sqarohen nga mjeku që ju jep përshkrimin.

Çfarë dua të them me këtë?

Ankthi juaj mund të jetë shkaktuar nga një problematikë, ngjarje apo ndodhi në jetën tuaj, duke ju sjellë simptoma të dukshme dhe njëfarë çrregullimi në cilësinë e jetës tuaj. E kuptoj nevojën tuaj për të shkuar tek mjeku, kur ndjen diçka të tillë, por siç e shikoni edhe ju, vetëm mjekimi nuk mjafton. Dhimbja, vuajtja apo ajo çfarë realisht ju mundon, është përsëri aty me ju, që ju mundon sa herë që vetëm efekti ilaçit nuk mjafton, duke ju sjellë edhe dhimbje koke të forta, pasi, po mundohet të gjejë një mënyrë të shkarkojë dhe të dalë jashtë ndërgjegjes tuaj.

Një konsultë psikologjike është e domosdoshme, dhe jua sugjeroj me shumë kompetencë. Unë mendoj që ju keni shumë për të shprehur. Dhe vendi më i sigurtë apo personi më i sigurtë për ju do të ishte një specialist i shëndetit mendor, psikolog ose terapist. Shpresoj të arrini të merrni vendimin e duhur dhe të arrini të shëroheni nga kjo gjendje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top