FB

July 2, 2021 | 9:00

“Jam i tmerruar nga të qenit i lig”- Shawn Mendes tregon si u “shndërrua” pas një debati që pati me të dashurën e tij

Shawn Mendes gjithmonë përpiqet të jetë versioni më i mirë i vetvetes.

shawn mendes (2)

Por, këtë javë, teksa fliste në podcastin “Man Enough”, këngëtari 22-vjeçar foli hapur për faktin se ka qenë edhe një djalë i keq në në marrëdhënie me të dashurën e tij, Camila Cabello, shkruan “People”.

shawn mendes (1)

Kur u pyet se çfarë e “tmerron” më shumë, Mendes kujtoi se si u shndërrua pas një debati të fundit me Cabello, e cila është 24 vjeç.

shawn mendes

“Unë i ngrita zërin dhe ajo më tha: ‘Nuk më pëlqen kur ti ngre zërin. Pse e ngre zërin?’. Dhe unë u bëra shumë vetëmbrojtës,“- tha ai. “Unë thash: ‘Unë nuk po ngre zërin ndaj teje!”. Por e ngrita zërin. Dhe pastaj ndjeva që ajo u step dhe mendova: ‘O zot, kjo është më e keqja’”,- tha ai.

shawn mendes sam smith (2)

Jam shumë i tmerruar nga të qenit i lig. Jam shumë i frikësuar të jem i keq”,- tha këngëtari i “In My Blood”. “Nuk dua të jem i keq“.

Ju mendoni se jeni të prekshëm dhe po thoni gjënë e duhur gjatë një debati, por në të vërtetë thjesht mbroheni më mirë“,- tha Mendes për emocionet.

Camila Cabello And Shawn Mendes9

Këngëtarët e “Senorita” janë miq që nga 2014, dhe dolën publikisht si çift në korrik 2019. Në dhjetor, Mendes tha se gjërat po bëhen më serioze, dhe zbuloi se ka biseduar me Cabello për fejesë.

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top