Këshilla & Arsye

March 16, 2018 | 10:06

Jam nënë dhe akoma inatosem me fëmijët që bërtasin

Të qenit një nënë më ka ndryshuar në shumë mënyra. Së pari, ka më pak të ngjarë të shaj nën zë gjatë udhëtimit, kryesisht për shkak se fëmija im është në makinë dhe jo sepse mendoj se është pak më i keq. Gjithashtu kam mësuar të përqafoj gjëra të tilla si net pa gjumë, t’i vë rrobat e mia të mira në pjesën e prapme të dollapit për të mos u bërë me njolla. Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar amësia për mua, besimin që fëmijët nuk duhet të jenë të padurueshëm dhe të bërtasin me zë të lartë në hapësirat publike, veçanërisht në aeroplanë.

Më lejoni të jem shumë e qartë se nuk po i referohem sjelljes që duhet pritur. Foshnjat në përgjithësi bëjnë përjashtim, sepse ato janë foshnja dhe nuk janë dinë të arsyetojnë. Një fëmijë apo fëmijë i vogël që qan për shkak se janë të frikësuar ose veshët e tyre lëndohen nga presioni kjo gjë nuk më shqetëson. 

Ajo që nuk është e pranueshme është që prindërit u lejojnë fëmijëve të vrapojnë në një fluturim. Si nënë e një 2-vjeçari i cili gjithashtu është, “i lëvizshëm”, unë e kuptoj se është e vështirë t’i mbash ata të mbyllur në një vend për orë të tëra. Energjia mund të jetë e madhe, por vetëm për shkak se është e vështirë nuk do të thotë që fëmija juaj duhet të ecë në xhiron poshtë rreshtit, duke bërtitur me të madhe, ose duke bërë atë që ndjehet si një valle në pjesën e pasme të ulëses sime.

Ndërsa e kuptoj se fëmijët herë pas here mund të bëjnë zhurmë në një fluturim,  nuk i kuptoj prindërit që ndjehen të lirë dhe nuk i kontrollojnë. Duhet të jeni më të vetëdijshëm për atë që fëmijët tuaj po bëjnë. Nëse unë përpiqem të sigurohem që sjelljet e fëmijës tim  nuk i shqetësojnë të tjerët, unë pres të njëjtën gjë. Heshtja juaj flet për aprovim në lidhje me sjelljen e tyre dhe duhet të kujdeseni më shumë.

Nëse një fëmijë po shkelmon pjesën e pasme të ulëses, unë për fat të mirë do ta lë atë të rrëshqasë disa herë. Por nëse ata vazhdojnë për gjithë kohëzgjatjen e fluturimit, ky nuk është faji i tyre – është i prindit. T’i qetësoni. Është puna juaj.

Kur blejnë biletat e udhëtimit, të gjithë shpresojnë për një farë komoditeti dhe privatësie. Mund të jetë e arsyeshme që të mos presim ndonjë dhomë, por nuk ka asnjë arsye që udhëtarët të bëjnë udhëtimin si një sfidë, duke i lënë fëmijët e tyre të dominojnë në aeroplan.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top