Lifestyle

June 5, 2018 | 9:04

“Jam njeriu më i lumtur në univers”, aktori i famshëm Richard Gere martohet për herë të tretë

Richard Gere është martuar për herë të tretë. Aktori i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën 33-vite më të re Alejandra Silva. 68-vjeçari u shpreh se është njeriu më i lumtur në univers.

Ylli i ‘ Pretty Woman’ zhvilloi ceremoninë martesore në fermën e tij jashtë New York.

“Unë jam njeriu më i lumtur në univers… E si mund të mos jem… Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme dhe që bën sallatrat më të mira në botë”, është shprehur Gere.

Aktori shtoi se Alejandra është një nënë e mirë dhe ka prekje ëngjëlli: “Ju nuk mund të gjeni më mirë se kaq.”

Çifti u takua kur Gere qëndroi në një hotel në pronësi të familjes së  Alejandras në Positano në Itali në vitin 2014.

35-vjeçarja, e cila drejton një organizatë bamirëse në Spanjë, zbuloi që Gere i dërgonte trëndafila derisa pranoi që të kishte një takim me të, si edhe i shkruante rregullisht këngë.

Gere është martuar për herë të parë me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri më 1995 dhe më pas u martua me aktoren Carey Lowell nga viti 2002-2016, me të cilën ka edhe një djalë 18-vjeçar, Homerin.

Silva ka një djalë 5-vjeç nga një martesë e mëparshme.

 

Burimi / OraNews

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com