Jane Fonda, 83 vjeç, gjatë jetës ka provuar shumë produkte për kujdesin e lëkurës dhe tashmë di se çfarë funksionon më mirë për të. Gjithçka varet nga dy hapa thelbësorë: hidratimi dhe mbrojtja nga dielli. “Ndërsa jam plakur, lëkura dhe flokët e mi janë bërë edhe më të thata. Pra, hidratimi dhe mbrojtja me kremin kundër diellit janë mjaft të rëndësishme.”
Aktorja është gjithashtu me shumë përvojë në kirurgjinë plastike dhe mbushëse, por ajo hoqi dorë prej tyre për të pranuar veten plotësisht. “Më duhet të punoj çdo ditë që të pranoj vetveten”.
Në dokumentarin e vitit 2018 Jane Fonda tha se do të donte të mos ndihej e detyruar të bënte ndërhyrje. “Në një farë mënyre, unë e urrej faktin se kam pasur nevojë të ndryshoj veten fizikisht për t’u ndjerë mirë. Do të doja të mos e kisha bërë”, pranoi ajo. “Unë dua fytyra më të vjetra. Unë dua fytyra të jetuara. Unë e doja fytyrën e Vanessa Redgrave. Do të doja të isha më trime. Por unë jam kjo që jam”.
Rutina e saj aktuale për kujdesin e lëkurës është e thjeshtë:
- Ajo vazhdon pastrimin e thjeshtë.
- Ajo pëlqen të ndryshojë kremin hidratues.
- Ajo e mban trupin të hidratuar, njësoj si fytyra e saj.
- Ajo shkon rregullisht te dermatologu për kontrolle të lëkurës.
Burimi / https://www.prevention.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.