Këshilla & Arsye

October 11, 2016 | 8:10

Java e Dritëroit/ Hapet ekspozita agolliane

Nis java e kremtimit të ditëlindjes së 85–të të shkrimtarit Dritëro Agollit, javë në të cilën Ministria e Kulturës ka përgatitur një mori aktivitetesh në bashkëpunim me AQSHF, Bibliotekën Kombëtare dhe Teatrin Kombëtar. 

Ekspozita sjell për lexuesit e shumtë të Dritëro Agollit një retrospektivë të shkrimtarisë së tij, qysh me zanafillat e hershme poetike më 1948, për t’u zhvilluar e zgjeruar në zhanre e gjini të ndryshme për mbi 65 vjet krijimtari.

1

Ekspozita dëshmon larminë tipike të krijimtarisë së Dritëro Agollit dhe përfshin edhe një vështrim brenda zhanreve si p.sh: nga poezitë e para, të botuara te “Letrari i ri” dhe “Rinia” më 1948, vijohet me vëllimet e para “Në rrugë dolla” (1958) dhe “Hapat e mia në asfalt” (1961) për të mbërritur te “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypësi i kohës” (1995), “Vjen njeriu i çuditshëm” (1996), “Fletorka e mesnatës” (1998), “ Lutjet e kambanës” (1998), etj; nga tregimet e hershme si ato të botuara te “Zëri i Rinisë” më 1955, te përmbledhjet me tregime si “Zhurma e erërave të dikurshme” (1984) dhe “Njerëz të krisur” (1995) deri te romanet e mirënjohura, “Komisari Memo” (1970), “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973), “Njeriu me top” (1975), “Arka e djallit” (1997). Ekspozita sjell në vëmendje edhe shqipërimet e tij të njohura të Eduard Bagricki më 1961, “Duart e lira” të Pol Elyar (1984), “Kënga e gëzimeve dhe brengave” të Robert Bërns në vitin 1987, por edhe cikle poetike të Janis Ricos, Aleksandër Bllok, Ana Ahmatova, etj.

Me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit, më 13 tetor, Ministria e Kulturës ka shpallur javën e Dritëro Agollit 10 tetor-17 tetor 2016 , e cila do të ndiqet  nga një kalendar i ngjeshur me aktivitete të shumta kulturore dhe akademike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top