Lifestyle

December 21, 2020 | 8:26

Java nis me “Yllin e Krishtlindjes”, spektaklin e rrallë natyror që nuk ndodhte prej 800 vjetësh

Në të vërtetë nuk do të jetë një kometë: por ndriçimi i një pike të vetme drite, që do të jetë afrimi i Jupiterit dhe Saturnit

Fundi i vitit 2020 mund të na japë një shfaqje të rrallë hapësinore. Pas 800 vjetësh do të jemi në gjendje të admirojmë të ashtuquajturin “Ylli i Krishtlindjes” në qiell. Fenomeni do të jetë i dukshëm gjatë gjithë muajit dhjetor, veçanërisht në datën 21, ditën e solsticit dimëror.

jupiter-saturn-conjunction-how-see

Sipas Forbes, rreshtimi midis Jupiterit dhe Saturnit do të ndodhë të hënën. Prandaj nuk do të jetë pamja e një komete: afrimi i dukshëm midis dy planetëve do të krijojë një pikë të vetme super të ndritshme në qiell të quajtur, pikërisht, “Ylli i Krishtlindjes”.

Fenomeni është shumë i rrallë: mjaft të mendoni se bashkimi midis Saturnit dhe Jupiterit ndodh një herë në 20 vjet, por këtë vit të dy planetët do të duken edhe më afër, për shkak të pozicionit të Tokës. Sipas ekspertëve, ylli do të jetë i dukshëm nga çdo pikë e planetit, padyshim me një qiell të pastër: këshilla është që të drejtoni teleskopët në drejtimin jugperëndimor, duke filluar gjysmë ore pas perëndimit të diellit.

Sipas Patrick Hartigan, astronom i Universitetit Rice, të intervistuar nga Forbes, fenomeni i fundit i ngjashëm daton në Mesjetë: ‘Ju duhet të ktheheni pas në agimin e 4 Marsit 1226 për të parë të njëjtin rreshtim midis trupave qiellorë’.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: Forbes

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top