Si silleni përballë propozimeve të fundit të modës? Jeni të interesuar apo nuk jua tërheqin fare vëmendjen? Zbulojeni me këtë test, dhe mos harroni, është vetëm një lojë!
- Sa kohë ju duhet që të përgatiteni në mëngjes?
a. Gjysmë ore: që në darkë studioj veshjen perfekte, ndaj në mëngjes kujdesem vetëm për fytyrën dhe flokët!
b. Pak: për ty pamja është thelbësore, ndaj vesh pa fund rroba, deri sa të gjesh veshjen perfekte!
c. Pak minuta: të gjitha rrobat e gardërobës përfaqësojnë mirë stilin tuaj, ndaj mund t’i kombinosh shpejt pa u menduar shumë!
- Si është dollapi juaj?
a. Shumë në rregull! Të pëlqen që gjithmonë të dish ku t’i kërkosh rrobat!
b. Pak i rrëmujshëm: keni kaq shumë rroba, saqë hapësira që keni në dispozicion duket sikur po zvogëlohet!
c. Një kaos i vërtetë: sado që mundohesh, nuk ia del dot të bësh rregull në dollapin tënd.
- Më në fund po afrohet data e një feste që mezi po prisni që të shkoni: si zgjidhni se çfarë do të vishni?
a. Ju e dini mirë se çfarë kërkoni: asnjë veshje nuk do të ishte e përshtatshme për një mbrëmje të rëndësishme, sesa një veshje e krijuar nga ju!
b. Kalon orë duke u informuar se cilat janë tendencat e momentit dhe pastaj blen veshjen e duhur!
c. I kërkon shoqes së ngushtë që të të shoqërojë në një qendër tregtare: mes gjithë atyre dyqaneve, do ta gjesh fustanin perfekt!
- Çfarë vendosni në valixhe para se të niseni në një udhëtim?
a. Pak rroba të zgjedhura me kujdes: ke menduar me kohë si t’i kombinosh për t’u dukur çdo ditë ndryshe.
b. Gjithçka që mund të mbajë brenda valixhja: pushimet janë plot të papritura!
c. Ç’të gjej në dollap: të gjitha veshjet që janë të përshtatshme për pushime. Edhe nëse duhet ndonjë veshje e veçantë, mund ta blej në dyqan.
- Çfarë sheh në një fustan, para se ta blesh?
a. Që të jetë me materiale natyrale dhe të një cilësie të mirë.
b. Që të jetë në modë dhe i ngjyrës suaj të preferuar.
c. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të më rrijë mirë në trup… dhe që të ndihem si princeshë.
Më shumë A
Moda është një pasion i madh i juaj dhe jeni ju ajo që e diktoni atë, duke krijuar një stil të pagabueshëm! Jeni shumë e informuar dhe e përgatitur: për ju bota e modës nuk ka asnjë sekret! Kur të rriteni ndoshta mund të bëheni stiliste!
Më shumë B
Ju pëlqen ta ndiqni modën dhe jeni gjithmonë në dijeni të tendencave të momentit: nuk ju mjafton të shihni koleksionet e sfilatave, por ju pëlqen të zbuloni çdo detaj dhe flisni gjatë me mikeshat, të cilat e dinë se mund të mbështeten te ju për këshilla. Pasioni juaj i vërtetë janë blerjet. Keni menduar ndonjëherë të hapni një blog mbi modën?
Më shumë C
Po, të ndiqni modën ju pëlqen dhe ju pëlqen të thelloheni deri sa të zbuloni të gjitha sekretet e saj, por ajo që ka më shumë rëndësi për ju, është që të shprehni personalitetin tuaj. Shpesh i besoni instinktit, që deri tani nuk ju ka zhgënjyer asnjëherë. Padyshim do t’ju pëlqente shumë që të ndiqnit ndonjë seminar apo sfilatë mode.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologja”, Nr. 144
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.