Lifestyle

June 4, 2020 | 8:15

Jeni e fiksuar pas tendencave të modës?

Si silleni përballë propozimeve të fundit të modës? Jeni të interesuar apo nuk jua tërheqin fare vëmendjen? Zbulojeni me këtë test, dhe mos harroni, është vetëm një lojë!

  1. Sa kohë ju duhet që të përgatiteni në mëngjes?

a. Gjysmë ore: që në darkë studioj veshjen perfekte, ndaj në mëngjes kujdesem vetëm për fytyrën dhe flokët!

b. Pak: për ty pamja është thelbësore, ndaj vesh pa fund rroba, deri sa të gjesh veshjen perfekte!

c. Pak minuta: të gjitha rrobat e gardërobës përfaqësojnë mirë stilin tuaj, ndaj mund t’i kombinosh shpejt pa u menduar shumë!

  1. Si është dollapi juaj?

a. Shumë në rregull! Të pëlqen që gjithmonë të dish ku t’i kërkosh rrobat!

b. Pak i rrëmujshëm: keni kaq shumë rroba, saqë hapësira që keni në dispozicion duket sikur po zvogëlohet!

c. Një kaos i vërtetë: sado që mundohesh, nuk ia del dot të bësh rregull në dollapin tënd.

  1. Më në fund po afrohet data e një feste që mezi po prisni që të shkoni: si zgjidhni se çfarë do të vishni?

a. Ju e dini mirë se çfarë kërkoni: asnjë veshje nuk do të ishte e përshtatshme për një mbrëmje të rëndësishme, sesa një veshje e krijuar nga ju!

b. Kalon orë duke u informuar se cilat janë tendencat e momentit dhe pastaj blen veshjen e duhur!

c. I kërkon shoqes së ngushtë që të të shoqërojë në një qendër tregtare: mes gjithë atyre dyqaneve, do ta gjesh fustanin perfekt!

  1. Çfarë vendosni në valixhe para se të niseni në një udhëtim?

a. Pak rroba të zgjedhura me kujdes: ke menduar me kohë si t’i kombinosh për t’u dukur çdo ditë ndryshe.

b. Gjithçka që mund të mbajë brenda valixhja: pushimet janë plot të papritura!

c. Ç’të gjej në dollap: të gjitha veshjet që janë të përshtatshme për pushime. Edhe nëse duhet ndonjë veshje e veçantë, mund ta blej në dyqan.

  1. Çfarë sheh në një fustan, para se ta blesh?

a. Që të jetë me materiale natyrale dhe të një cilësie të mirë.

b. Që të jetë në modë dhe i ngjyrës suaj të preferuar.

c. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të më rrijë mirë në trup… dhe që të ndihem si princeshë.

Më shumë A

Moda është një pasion i madh i juaj dhe jeni ju ajo që e diktoni atë, duke krijuar një stil të pagabueshëm! Jeni shumë e informuar dhe e përgatitur: për ju bota e modës nuk ka asnjë sekret! Kur të rriteni ndoshta mund të bëheni stiliste!

Më shumë B

Ju pëlqen ta ndiqni modën dhe jeni gjithmonë në dijeni të tendencave të momentit: nuk ju mjafton të shihni koleksionet e sfilatave, por ju pëlqen të zbuloni çdo detaj dhe flisni gjatë me mikeshat, të cilat e dinë se mund të mbështeten te ju për këshilla. Pasioni juaj i vërtetë janë blerjet. Keni menduar ndonjëherë të hapni një blog mbi modën?

Më shumë C

Po, të ndiqni modën ju pëlqen dhe ju pëlqen të thelloheni deri sa të zbuloni të gjitha sekretet e saj, por ajo që ka më shumë rëndësi për ju, është që të shprehni personalitetin tuaj. Shpesh i besoni instinktit, që deri tani nuk ju ka zhgënjyer asnjëherë. Padyshim do t’ju pëlqente shumë që të ndiqnit ndonjë seminar apo sfilatë mode.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologja”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top