Qimet e trupit janë një nga temat tabu për të cilën shumë preferojnë të heshtin. Njerëzit përpiqen të depilohen duke përdorur procedura të ndryshme.
“Bright Side” tregon arsyet pse është normale të mos i heqësh qimet për një kohë të shkurtër. Madje kjo mund të jetë e dobishme për trupin tuaj dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë me veten.
- Të tjerët do ta kuptojnë se sa tërheqës jeni.
Qimet në trupin tonë na ndihmojnë të përhapim aromën që ai ka. Hulumtimet dëshmojnë se aroma jonë natyrore e trupit luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e njerëzve përreth nesh.
- Mund ta çlironi veten nga dhimbja.
Procedurat e heqjes së qimeve mund të jenë të dhimbshme, mund të acarojnë, skuqin dhe irritojnë lëkurën, veçanërisht për ata që e kanë të ndjeshme. Por shumë gra vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke e bindur veten se është normale dhe e pranueshme, pavarësisht se sa shqetësime fizike ndiejnë. Ndonjëherë, është e nevojshme të ndaleni për një moment dhe ta lini trupin të pushojë për hir të mirëqenies dhe shëndetit tuaj.
- Mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë fizikisht.
Qimet në trupin tuaj janë të rëndësishme për të mbrojtur lëkurën dhe për të reflektuar rrezet e diellit. Ato gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e temperaturës së trupit. Ajri bllokohet midis qimeve dhe lëkurës, duke krijuar një shtresë që ruan nxehtësinë.
- Ju kujton se prioriteti mbi të gjitha jeni vetë ju.
Pranimi i vetes mbetet ende një sfidë e madhe për shumë prej nesh. Mund të kritikojmë vazhdimisht trupin tonë dhe të ndihemi nën presion për t’u përshtatur me standardet e bukurisë. Duhet të ndiheni të lirë për ta jetuar jetën ashtu siç dëshironi.
- Do të kuptoni nëse jeni të rrethuar nga njerëzit e duhur.
Nëse e pranoni veten edhe me qimet e trupit, atëherë do të jeni në gjendje të njihni njerëz që kujdesen vërtet për ju dhe ju pranojnë ashtu siç jeni. Ata nuk do t’ju detyrojnë të ndryshoni dhe nuk do t’ju bëjnë të ndiheni keq apo jo rehat me trupin tuaj. Në vend të kësaj, njerëz të tillë mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të pranuar dhe të fuqishëm.
- Mund të keni më shumë kohë për gjëra të tjera.
Mesatarisht, gratë mund të shpenzojnë më shumë se 10,000 dollarë për produktet e rruajtjes dhe deri në 23,000 dollarë për depilim gjatë jetës së tyre. Nëse nuk i hiqni qimet, atëherë do të shpëtoni nga kjo rutinë. Në vend të kësaj, ju mund të punoni për të ardhmen duke investuar për zhvillimin personal dhe duke kursyer të ardhura.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.