Lifestyle

February 17, 2018 | 7:30

Jennifer Aniston & Justin Theroux: fundi i një dashurie

 Është fundi i një dashurie (tjetër) në Hollywood: të dy aktorët ndahen pas dy vjetësh martesë. Dhe ka nga ata që flasin për një rikthim të mundshëm mes Aniston e Brad Pitt…

Dy aktorët, të martuar që prej vitit 2015, kanë lajmëruar fundin e martesës së tyre me një deklaratë të përbashkët: edhe pse mjaft të kujdesshëm për të mbrojtur jetën e tyre private, të dy bashkëshortët janë shprehur publikisht “për të evituar spekulimet e tabloideve” (siç lexohet në komunikatën e tyre dërguar shtypit). “Jemi dy miq të mirë që kanë vendosur të marrin rrugë të ndryshme si çift, por që shpresojnë shumë të vazhdojnë të mbeten të lidhur nga një miqësi e thellë”, lexohet në deklaratë.

Në bazë të komunikatës, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux e kanë marrë këtë vendim të vështirë në fund të vitit 2017: hera e fundit që janë parë së bashku ka qenë pikërisht në ditët e para të vitit të ri, gjatë një udhëtimi ne Meksikë. Më pas, rastet kur të dy janë parë së bashku kanë qenë gjithnjë e më të pakta, aq sa aktorja e serialit “Friends” ditëlindjen e saj të fundit, më 11 shkurt e ka kaluar së bashku me mikeshat e saj në Malibu, ndërsa Justin ishte në New York.

Pavarësisht se prej kohësh flitej për një krizë mes dy aktorëve, lajmi ishte rrufe në qiell të hapur, edhe sepse çifti është munduar gjithmonë t’i përgënjeshtrojnë zërat mbi ndonjë krizë të mundshme në martesën e tyre. Dhe edhe pse lajmi është bërë publik pak orë më parë, ka nga ata që flasin për një rikthim të mundshëm mes Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Në fakt, një mik i çiftit, ka deklaruar për revistën “Life&Style” se aktorja mund të gjejë ngushëllim në krahët Brad Pitt, pasi duket se dy ish-bashkëshortët janë afruar me njëri-tjetrin kohët e fundit.

Përgatiti: Manjola Ereqi   |   Burimi: tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top