Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku.
Fotot e reja, të shkrepura të dielën, tregojnë këngëtaren 51-vjeçare dhe aktorin, 48 vjeç, së bashku në Miami, raporton “People”.
Në një foto, Lopez ka një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Affleck qëndron pas saj.
“Dalja e fundit e çiftit vjen pak pasi ata u rilidhën gjatë udhëtimit të saj të fundit në Los Angeles”, – tha më parë një burim për “People”.
Sipas burimit, ndërsa ishte në Los Angeles, këngëtarja kaloi kohë me Ben dhe ata kanë pasur kontakt çdo ditë që nga udhëtimi i tyre në Montana.
“Jennifer është shumë mirë“,- shtoi burimi. “Ajo duket shumë e lumtur dhe e emocionuar për të ardhmen e saj.”
Affleck dhe Lopez u fotografuan jashtë shtëpisë së saj në fund të prillit pas ndarjes së këngëtares nga Alex Rodriguez, ndërsa Affleck kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga e dashura, Ana de Armas.
Pastaj, ata u larguan për një udhëtim disa-ditor në Montana, ku u panë së bashku në makinë, më 8 maj, sipas burimeve.
Lopez dhe Affleck kanë qenë të fejuar në vitin 2002. Ata e shtynë martesën e tyre në 2003-shin dhe më pas u ndanë zyrtarisht në janar të vitit 2004.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.