FB

November 12, 2022 | 8:10

Jeta e mbretëreshës Elizabeth shfaqet në një libër

Jeta e Mbretëreshës Elizabeth, monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe , shfaqet në një libër të ri komik që tregon jetën e saj publike dhe private, duke nisur nga  ngjarje të mëdha e deri tek  skandalet.

Libri prej 30 faqesh,  fillon me bletarin mbretëror që njofton kosheren e pallatit për vdekjen e mbretëreshës, një traditë shekullore e rrënjosur në besëtytnitë për prodhimin e mjaltit. Për sa i përket vdekjes, bletët kanë një rëndësi në folklorin britanik dhe atë klasik. Në Angli, Uells dhe Skoci, besohej se bletët duhet të informohen për ngjarjet kryesore të jetës, veçanërisht për vdekjet.

“Doja të filloja nga vogël – legjenda e bletëve – dhe të përfundoja  tek funeral i parë nga miliona në mbarë botën”, tha në një deklaratë bashkë-shkrimtari Michael Frizell.

Në mesin e të pranishmëve në Westminster Abbey, ku monarkët janë martuar, varrosur dhe kurorëzuar gjatë 1000 viteve të fundit, ishin rreth 500 presidentë, kryeministra, anëtarë të huaj të familjes mbretërore dhe personalitete.

Mbretëresha ndërroi jetë më 8 Shtator në moshën 96-vjeçare dhe u varros së bashku me bashkëshortin e saj Princin Philip më 19 Shtator,  një dite pas në të cilën Britania e Madhe  dhe bota i dhanë lamtumirën e fundit, në një ceremoni e cila u ndoq nga miliona shikues në të gjithë botën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top