Jeta është e shkurtër, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla për të marrë më të mirën e saj. Nëse ju filloni duke bërë ndryshime në rutinën tuaj të përditshme, do të filloni të shihni ndryshime të fuqishme që do të ndikojnë jo vetëm tek ju, por edhe tek ata që janë në kontakt me ju. Këtu janë pesë rregullat për të bërë më të mirë çdo ditë të jetës tuaj.
1.Dashuria
Dashuria është e mirë për të dyja, zemrën dhe shpirtin. Hulumtimet tregojnë se të qenit në dashuri ndihmon në presionin e ulët të gjakut dhe madje edhe zvogëlon simptomat e depresionit dhe ankthit.
2.Lëre të shkojë
Një mëri, ashtu si zemërimi është helm emocional. Falja ndihmon njerëzit të kontrollojnë emocionet e tyre në mënyrë që ata të mbajnë gjykim të mirë. Ata nuk harxhojnë energji të çmuar për të bllokuar zemërimin. Falja na lejon që të mos qëndrojmë të mbërthyer në të kaluarën.
3.Arti i qetësisë
Merrni një moment për të mbyllur botën jashtë dhe rri në heshtje. Hyrja në një periudhë të heshtur ju ofron shqyrtimin e mendimeve tuaja dhe të përjetojni një moment të qetë. Stakoni mjetet tuaja teknologjike, ju do të ndjeheni të rifreskuar më pas.
4.Buzëqeshja
Akti i thjeshtë i të qeshurës nuk ndikon në gatishmërinë tuaj, por edhe tek shëndeti .
5.Angazhohuni
Jini të vetëdijshëm për atë që është rreth jush. Pa marrë parasysh se sa i zënë ju jeni, merrni kohë për miqtë dhe familjen. Ti nuk e di kur do të të duhet një mik.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.