FB

October 7, 2021 | 8:05

Jeta është shumë e shkurtër, ndaj jini gjithmonë vetvetja

Jeta është shumë e shkurtër për të qenë dikush që nuk jeni, ndaj jini gjithmonë vetvetja. Duket e thjeshtë, apo jo? Megjithatë, në një botë ku mediat sociale udhëheqin pothuajse çdo veprim apo reagim, është e vështirë të ndryshoni veten në mënyrë që të jeni në një hap me trendet më të fundit…

Sa herë kemi dëgjuar shprehjen “Çdo gjë që të bëni, njerëzit gjithmonë do t’ju gjykojnë. Ndaj, mos e jetoni jetën duke u përpjekur t’i bëni përshtypje të tjerëve – jetojeni jetën tuaj për t’i bërë përshtypje vetes.” Kjo është kaq e vërtetë, sidomos në kohën tonë, kur jeni gjithmonë të lidhur në rrjet, ku çdo gjë që bëni është “një lojë e hapur” për gjykime të ashpra nga të gjitha anët e botës.

Në një pikë të jetës, filloni të mendoni se diçka nuk shkon me ju, se diçka duhet ta ndryshoni. E kështu marrin udhë një sërë dilemash dhe frikërash që fillojnë me fjalën “ndoshta do të duhet të…” dhe filloni të ndryshoni veten, në mënyrë që të jeni “i duhuri” për t’u përshtatur në grigjën e gjykuesve.

Mos lejoni të tjerët t’ju ndryshojnë

Ja një sekret: edhe ato “dele” që duket sikur ju gjykojnë janë po ashtu pjesë e grigjës. Studiuesit e “Inderscience Publishers” bënë një studim mbi efektin e “influencerave” në publik. Ata zbuluan se ndërkohë “që shumica e njerëzve krijojnë një mendim mbi një temë të caktuar dhe janë të ekspozuar tek influencerat, po ashtu edhe vetë influencerat janë të ekspozuar ndaj mass medias!”  Me pak fjalë: nëse ndryshoni sjelljen dhe personalitetin tuaj në bazë të asaj që mediat sociale thonë se është “e duhura” dhe e “gabuara”, praktikisht po përpiqeni t’i përshtateni një standardi që realisht nuk ekziston.

Sigurisht, nuk kemi pse fajësojmë mediat sociale për dëshirën tonë të zjarrtë për t’u përshtatur. Bota gjithmonë kaq qenë e mbushur me liderë dhe ndjekës, me dele dhe barinj…

Mos u shqetësoni për mendimin e të tjerëve

Nuk ka asgjë më të keqe se sa të jeni një dele që ndjek të tjerët. Për këtë arsye duhet të jeni personi që doni të jeni. Nëse adhuroni të ndiqni trendet më të fundit, bëjeni! Nëse doni të jeni një person me ndikim tek të tjerët, bëjeni! Caktoni trende dhe mos lejoni askënd që t’ju ndalojë! Por ekziston dhe një mundësi e tretë: shkëputuni nga tufa, bëni gjërat tuaja, jini person i veçantë. Bëjeni jo sepse duhet që të jeni të pranuar nga të tjerët. Bëjeni sepse e ndjeni me të vërtetë se është rruga e vetme për të qenë vetvetja. Caktoni rregullat tuaja. Krijoni stilin tuaj dhe mos lejoni askënd që t’ju bëjë të ndiheni se nuk jeni mjaftueshëm. Siç ka thënë Judy Garland, “Jini gjithmonë versioni i parë i vetes suaj dhe jo një kopje e dytë e dikujt tjetër.”

Jeta është shumë e shkurtër për të qenë dikush që nuk jeni, ndaj jini vetvetja. Lërjani shtirjen dhe aktrimin aktorëve. Të paktën ata paguhen për punën që bëjnë!

 

Përgatiti: Manjola Ereqi   |  Burimi: WorldNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top