Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Shpesh dëgjoj në tregimet e njerëzve një ankesë të thellë për miqtë. “Do të jem aty kur të kesh nevojë për mua” gjë e cila nuk erdhi kurrë. Për tradhtinë, egoizmin, konkurrencën etj.
Shumë njerëz do të kalojnë në jetën tuaj. Disa do të qëndrojnë për një kohë, disa do të qëndrojnë më gjatë dhe disa do të besoni, gabimisht, se do të qëndrojnë përgjithmonë. Por nga të gjithë, merrni diçka. Të gjithë do t’ju lënë një ‘aftertaste’. Një ndjenjë, një ose më shumë kujtime, momente, zakone të mira, zakone të këqija, pra do t’ju lënë diçka.
Do të mbani atë që ju përshtatet dhe atë që ju nevojitet.
Jeta është si një udhëtim me tren. Të gjithë zgjedhin një vagon, vagonin e tyre. Në të ai zgjedh kë do të marrë si bashkudhëtarë. Të ketë shoqëri në rrugëtimin e jetës.
Por shumicën e kohës bëhen ndalesa të shkurtra, ose për të zbarkuar disa njerëz ose për të marrë shoqëri të re.
Kursi i panjohur dhe destinacion i panjohur. Shikoni ta shijoni me të dhënat/faktet – bashkë pasagjerët – që keni tani. Mos harroni që në këtë udhëtim vijmë vetëm dhe largohemi vetëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.