Përpara se të shtrojë kushtet dhe të sigurojë një pronë, një shitje shtëpie, apo një ambient me qira me të gjithë dokumentacionin përkatës ligjor, ajo është gjithashtu një kapital i çmuar njerëzor. Edhe nëse kërkesë-oferta nuk përshtatet me propozimin e bërë, ti bëhesh mik me të, sepse e tillë është Ajo.
Jeta Gjoka, një agjente imobiliare e suksesshme prej vitesh tanimë pjesë e kompanisë RE/MAX Vizion, di të godasë si një grua e zonja, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe atë profesional. Zyra RE/MAX Vizion gjendet te “Komuna e Parisit”, në një ambient ku bashkëpunëtorët e saj ndajnë vendimet më të rëndësishme lidhur me interesin e qytetarëve për të administruar një pronë, për të blerë një apartament sipas kushteve dhe aspektit ekonomik, apo për ta shitur një të tillë me një vlerë të përshtatshme.

Jetës i pëlqejnë sfidat, madje ato të pamundurat, ku një akt shitjeje prone, dhënieje me qira apo blerjeje le të jetë më i vështiri. Përtej kohës fizike, por edhe asaj financiare, ajo gjykon si një grua e fortë. Dhe këtu vlen përkufizimi i filozofit Jean Paul Sartre, që na lidh me atë se si Ajo ka lirinë dhe përgjegjësinë absolute të individit për të krijuar vlerat dhe kuptimin e tij, duke vepruar edhe kur gjërat duken të pashpresa.
Si ka qenë rrugëtimi në RE/MAX?
Pas një përvoje të gjatë në një institucion shtetëror që më formoi me disiplinë dhe përgjegjësi, vendosa të ndjek Real Estate si mundësi për të investuar kapitalin njerëzor dhe dëshirën për të ndihmuar. Kalimi në RE/MAX ishte një vendim thelbësor që më futi në një kulturë bashkëpunimi dhe rritjeje. Sot, prej më shumë se 5 vitesh, Real Estate është pasioni dhe profesioni im. Kam mësuar se suksesi vjen nga karakteri, durimi dhe këmbëngulja, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët. Ndihem mirënjohëse ndaj ekipit, i cili më frymëzon të udhëheq klientët me siguri dhe përgjegjësi.
Sa e vështirë është në tregun shqiptar të marketosh një pronë apo ta japësh atë me qira?
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme është dinamik, duke kërkuar njohuri të thellë, strategji dhe profesionalizëm për shkak se çdo pronë dhe klient është unik. Marketingu i suksesshëm shkon përtej një postimi të thjeshtë. Ai kërkon një kombinim elementesh kyçe: marketing profesional (duke përfshirë foto/video/drone), njohje të saktë të çmimeve, negocim transparent dhe vendimmarrje të shpejtë. Nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht kur pronarët janë emocionalisht të lidhur. Këtu del në pah roli thelbësor i agjentit, i cili duhet të jetë këshillues, ndërmjetësues dhe strateg, duke siguruar që me përkushtim dhe profesionalizëm, rezultatet të jenë të garantuara.
Sa mbështetje duhet për të kompletuar që një proces të jetë i arrirë?
Në industrinë e pronave, suksesi nuk është rrugëtim i vetëm, por rezultat i punës së koordinuar të një ekipi me të njëjtin vizion dhe vlera. Transaksioni imobiliar përfshin hallka të shumta (nga vlerësimi, marketingu, te negocimi dhe finalizimi), duke e bërë mbështetjen e ekipit thelbësore. Unë i besoj filozofisë: “Vetëm mund të ecësh shpejt, por me ekip ecën më larg.” Në RE/MAX Vizion, jam pjesë e një ekipi të strukturuar dhe bashkëpunues ku çdo anëtar sjell vlerë, nga kolegët që punojnë me korrektesë deri te menaxhimi që na orienton. Kjo qasje jo vetëm e lehtëson punën, por edhe rrit cilësinë e shërbimit për klientët.
Si ndodh një shitje prone në Agjencinë tuaj? Çfarë ofroni këtë proces?
Për ne, shitja e një prone është një rrugëtim i përbashkët, jo thjesht një transaksion. Procesi nis me analizën e thellë të pronës dhe vendndodhjes, e ndjekur nga krijimi i një strategjie të personalizuar marketingu. Kjo përfshin prezantim profesional, foto/video cilësore, promovim në rrjete dhe përdorimin e rrjetit personal të klientëve. Në çdo hap, kujdesemi për detajet: nga menaxhimi i vizitave dhe negociatat, tek këshillimi ligjor dhe komunikimi i vazhdueshëm e deri në finalizimin e kontratës. Ajo që ofrohet është siguri, qartësi dhe besim, pasi qëllimi ynë nuk është thjesht shitja e një prone, por ndërtimi i një eksperience me profesionalizëm dhe përgjegjësi për të siguruar që vendimi i klientit të jetë i duhur dhe i mbrojtur.

Cilat janë lehtësirat që ju ofroni për shitjen e një prone, apo dhënien me qira?
Kur një klient më beson pronën e tij, ai nuk merr vetëm një shërbim, por një proces të mirëorganizuar, pa lodhje dhe me rezultat. Shërbimi im fillon me vlerësim profesional dhe marketing të personalizuar (foto/video/promovim). Gjithashtu menaxhoj vizitat dhe zhvilloj negociata të balancuara, duke ofruar këshillim, siguri dhe qartësi në çdo hap. Me pak fjalë: Unë lehtësoj dhe finalizoj të gjithë procesin e pronës, jo vetëm e menaxhoj atë.
Përtej kohës dhe energjisë, cilat janë asetet tuaja në këtë profil pune?
Për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie afatgjata me klientët, mbështetem te cilësi thelbësore. Këmbëngulja më ndihmon të mos dorëzohem përballë sfidave. Durimi është çelësi, pasi puna jonë është një proces që kërkon kohë për të arritur rezultatin e drejtë, jo thjesht një rezultat të shpejtë. Synoj përkushtimin afatgjatë, duke ndërtuar besim, që i bën klientët të kthehen dhe të rekomandojnë. Komunikimi i qartë dhe njerëzor është thelbësor, pasi dëgjoj dhe jam e pranishme në çdo hap për t’i ndihmuar klientët të marrin vendime të mëdha. Mbi të gjitha, integriteti, ndërtimi i çdo procesi mbi transparencë, është arsyeja kryesore pse klientët më besojnë.
Cila ka qenë arritja juaj më sfiduese si agjente, lidhur me vështirësitë e dokumentacionit, truallit apo strukturës fizike të pronës?
Në këtë profesion, një ndër arritjet më sfiduese ka qenë menaxhimi i transaksioneve ku dokumentacioni i pronësisë, statusi i truallit ose struktura fizike e objektit nuk kanë qenë të qarta, duke përfshirë raste me dokumentacion të paplotë apo certifikata të bllokuara. Ky proces kërkon kohë, vëmendje dhe bashkëpunim me juristë, noterë dhe specialistë teknikë. Ajo që më shtyn drejt finalizimit është përgjegjësia ndaj klientit, pasi prona për ta përfaqëson kursimet e jetës, një fillim të ri, apo trashëgimi familjare. Pikërisht këto raste më kanë mësuar të mos dorëzohem dhe të kërkoj gjithmonë zgjidhjen e drejtë për klientët.
Në sfidë me tregun e Real Estate, sa sfiduese ka qenë për ty si Grua?
Si grua në një industri dinamike, të shpejtë dhe konkurruese, sfida është dyfish e madhe pasi duhet dëshmuar jo vetëm profesionalizmi, por edhe forca, qëndrueshmëria dhe besueshmëria. Kam hasur në paragjykime dhe mosbesim, duke u detyruar të “provoj” veten më shumë se të tjerët. Ajo që më ka shtyrë përpara është vendosmëria për të treguar se një grua mund të jetë një këshilluese dhe udhëheqëse e qartë në proceset e pronave. Unë e shoh veten si një grua që ka zgjedhur të ndërtojë suksesin me dinjitet dhe punë të palodhur.

Një mesazh për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi, të shesin apo të marrin një me qira?
Shtëpia nuk është vetëm një çati, por vendi ku nis një fillim i ri, është një investim i rëndësishëm. Këshilla ime është: Mos u nxitoni, vendosni prioritetet, informohuni për dokumentacionin dhe konsultohuni me profesionist. Mbi të gjitha, dëgjoni zemrën! Synimi im është i qartë: të ndihmoj njerëzit të marrin vendime të mençura dhe të ndërtoj siguri financiare. Jam thellësisht mirënjohëse ndaj klientëve, familjes për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar, dhe ekipit tim RE/MAX Vizion, të cilët janë më shumë se kolegë, janë familje.
Faleminderit çdo klienti që më ka besuar!
Rrugëtimi vazhdon me objektivin se më e mira është përpara.
Jeta GJOKA kontakt: +355674050124
Instagram: Jeta Gjoka Remax
Komuna e Parisit,Tiranë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

