FB

February 9, 2022 | 8:37

“Jeta ime si një film”- Ëndrra e Rita Orës bëhet realitet, ylli shqiptar sukses edhe në aktrim

Këngëtarja dhe kantautorja shqiptare me famë botërore, Rita Ora iu është bashkuar kastit të aktorëve të serive ardhshme të ‘Beauty and The Beast’ të Disney Plus. Ylli i popit, që ka arritur sukses të madh në muzikë, tani po shkëlqen edhe në aktrim.

Raportohet se Rita Ora do i bashkohet kastit të aktorëve që përfshin Josh Gad, Luke Evans, Briana Middleton, Fra Fee dhe Jelani Alladin.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit të “Beauty and the Beast”! Kur isha fëmijë, mbaj mend që e shikoja “E bukura dhe bisha” me familjen time gjatë gjithë kohës dhe menjëherë rashë në dashuri me muzikën dhe personazhet. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja që do t’i bashkohesha kësaj bote përrallore”, shkroi këngëtarja në një postim në Instagram, duke shtuar: “U jam mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur. Faleminderit Disney+, ekipit tim të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, si edhe familjes sime. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta ime është si një film i Disney!”

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top