Të jesh fëmijë nuk është vetëm një fazë kohore, jeta do të ishte një gjë e mjerueshme nëse do të ishte vetëm çështje kohe. Të qenit fëmijë është qenia jonë e vërtetë: në atë moment ne shprehëm të gjithë vërtetësinë tonë, karakteristikat tona thelbësore, jetësore, në kokën tonë kishim projektin e jetës për të cilin kemi lindur, talentet tona, pikat tona të forta. Ishin tashmë të dukshme cilësitë tona, trendet, aspiratat, ëndrrat.
Atëherë, natyrisht, sepse funksionon kështu dhe prandaj e them pa gjykim, prindërit nuk e kuptuan ose e panë thelbin tonë dhe ata na edukuan që të ishim të duhurit për ta.
Le ta heqim qafe këtë shtresë sipërfaqësore të të qenit në atë mënyrë që u shkonte për shtat prindërve tanë dhe ta rimarrim qenien tonë nga kur ishim fëmijë, që është akoma brenda nesh, përmes fëmijës së brendshëm.
Le të pretendojmë se fëmija i brendshëm është një fëmijë, sepse është një prani e vërtetë energjike brenda ose pranë nesh, dhe le të lidhemi me të nga gjendja jonë e vetëdijes së prindit të dashur: ne dialogojmë me të sikur të ishte gjallë, i pranishëm, sepse ai është atje. Në të vërtetë është koha ajo që nuk e ka fshirë, jemi ne që e kemi vendosur në një cep sepse nuk u shkonte për shtat prindërve tanë.
Pra, le të flasim me të, ta pyesim se si është, për çfarë ka nevojë, çfarë mund të bëjmë për të, çfarë e kënaq atë???
Nëse të ndihmon, mund të bësh një foto ashtu sikur ishe i vogël dhe, duke hapur këtë dialog, në praninë e saj, do të dëgjosh përgjigjet e tij, ato dalin nga brenda si flluska.
Fëmija i brendshëm duhet të integrohet absolutisht në jetën tonë, sepse ai është ne, domethënë ne jemi ai, por pa të nuk mund të jemi të plotë, të lumtur, dhe tani që jemi të rritur, bashkimi midis nesh dhe tij është fantastik. Është qëllimi, sepse tani si të rritur mund të arrijmë atë që ai dëshironte, atëherë nuk mundëm, ishim të vegjël dhe “qeveriseshim” nga të tjerët.
Nëse tani e kuptojmë se gjithçka është në dorën tonë, nëse tani heqim maskën që duhet të jemi në një mënyrë të caktuar, siç na është kërkuar, nëse për këtë përballemi me Karmën dhe paktin e besnikërisë, e rimarrim marrëdhënien me veten, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.
Me fjalë të tjera, duhet të mësojmë të dëgjojmë veten, të nxjerrim në pah nevojat tona, çfarë jemi (talentet, cilësitë, vlerat), të bëjmë atë që na bën të ndihemi mirë, të kujdesemi për veten, për qetësinë tonë, të duam njëri-tjetrin, të jemi më egoistë në kuptimin e të dëgjuarit të ndjenjave tona, jo gjithmonë duke u varur nga gjykimi ose nevoja e të tjerëve.
Duhet të zëmë një hapësirë që nuk e kemi zënë deri më tani. Dhe mund ta bëjmë atë vetëm nëse mbyllim rrethin, nëse bashkohemi përsëri me fëmijën tonë të brendshëm, duke shëruar plagët e tij, sepse ai me siguri i ka ato dhe duke mbledhur ato që na duhen.
Është një fëmijë që duhet ndjekur, jemi ne që duhet t’i japim atë që nuk kemi pasur. Ky nuk është egoizëm, por përmbushja e qëllimit të jetës, dhe mbyllja e rrethit duhet përqafuar.
Dhe më në fund, fëmija ynë i brendshëm është lënë pas dore për kaq gjatë …
Përgatiti Orjona Tresa / Burimio Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.