Në fokus

September 1, 2018 | 12:34

Jeta larg rrugëve me trafik e bën të shëndetshëm trurin

Të jetosh larg rrugëve kryesore do të thotë një shëndet më i mirë i trurit. Ky është përfundimi i një studimi të fundit, i cili ka nxjerrë në pah se jetesa për një kohë të gjatë në ambiente me ndotje atmosferike të lartë është një problem serioz për trurin.

Ndotja atmosferike mund të shkaktojë një funksion konjitiv të pakësuar dhe “iktuse të heshtura”, që janë gjendje të lidhura me demencën.

Doktoreshë Elissa Wilker, epidemiologe në “Beth Israel Deaconess Medical Center”, e cila ishte udhëheqëse e këtij studimi, deklaroi se: “Ky është një ndër studimet e para që mat lidhjen mes ndotjes atmosferike me strukturën e trurit. Rezultatet tona sugjerojnë se ndotja atmosferike është e lidhur me efektet e fshehura në materien e plakjes cerebrale strukturore, edhe tek individët që nuk shfaqin fillimisht shenja të demencës.”

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top