Një shqiptar 30-vjeçar, banues në Maqedoni po bën bujë edhe në mediat angleze me fiksimin e madh të tij për Versacen. Shitësi i makinave, Shenki Maslani e ka mbushur gjithcka në banesën e tij me logon e Versaces. “The Sun”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë atij dhe jetës jo pak luksoze që duket se bën. Ai ka treguar se ka qenë i fiksuar pas Versaces që nga viti 2009.
“Kam filluar të blejë rroba Versace dhe më pas çdo gjë në shtëpinë time ka qenë vetëm Versace. Makinat e mia, pishina në shtëpi, pllakat në kuzhinë, stolitë e mia, perdet, të gjitha. Edhe pllakat që i kam blerë shkruajnë Versace. Perdet gjithashtu. Çdo artikull në shtëpinë time është vetëm Versace. Madje, edhe jeta ime”, ka thënë ai. Ai e thotë me krenari që jeta e tij Versace.
Madje, tregon se “Nuk pendohem që të brendshmet i blej 188 euro, ose 45 euro çorapet”. Ai planifikon që të hapë një kafe në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup dhe të ndërrojë mbiemrin. Lokali thotë se të jetë një imazh i Versaces.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.