Lifestyle

October 7, 2016 | 19:57

Pas 87 vitesh sërish një dasmë mbretërore, kurorëzohet lidhja mes Lartësisë së Tij, Princit Leka II dhe Zj. Elia Zaharia

8 tetori i vitit 2016 do të shënojë një datë të veçantë në jetën e tyre. Kjo e shtunë i bashkon ata në një lidhje përjetë. Lartësia e Tij, Princi Leka II dhe Zj. Elia Zaharia do të shkëmbejnë unazat e martesës në një ceremoni krejt të veçantë, duke na rikthyer në emocionet e 87 viteve më parë.

0

Në këtë ditë të veçantë për Familjen Mbretërore të Shqipërisë, por edhe për vendin tonë, do të jenë të pranishëm përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës dhe më gjerë. Ndër ta edhe Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba, MS Mbretëresha Sofia e Spanjës etj.. Të ftuar në celebrim janë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj. Ceremoniali nis me celebrimin e çiftit në mjediset e Pallatit të Brigadave, vijon me një pritje në Rezidencën pranë Galerisë së Arteve dhe mbyllet me darkën festive përsëri në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11.00 pritet të fillojë celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Në orën 11.15 përfaqësuesit e klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse për këtë martesë dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse, për të vazhduar me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.

Në orën 12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarëve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.

Për darkën e dasmës, e cila do të ketë rreth 300 të ftuar, në orën 18.30 pritet mbërritja e çiftit dhe përgjatë një ore do të vijojë mbërritja e të ftuarëve, edhe e Lartësive të tyre. Festa do të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Z. Skënder Zogu rreth orës 20.50.

Më pas gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Z.Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën 24.00.

Dasma do të organizohet në Tiranë, në Pallatin e Brigadave.

3

 

Photo shooting of Prince Leka II of the Albanians and his fiancee Elia Zaharia- 25 & 26/03/16 © David Nivière 2016 All Rights Reserved


© David Nivière 2016 All Rights Reserved

1

 

Photo shooting of Prince Leka II of the Albanians and his fiancee Elia Zaharia- 25 & 26/03/16 © David Nivière 2016 All Rights Reserved


© David Nivière 2016 All Rights Reserved

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top