Ne largohemi nga të gjithë ata që nuk e vlerësojnë praninë tonë. Kur bëhet fjalë për ruajtjen e vetë-dashurisë dhe dinjitetit tonë, ne gjithmonë duhet të kemi parasysh se nuk mund të lejojmë mungesën e respektit. Kjo është arsyeja pse themi se jeta nuk i largon njerëzit, por na largon nga vendet dhe gjërat që nuk na duhen.
Lidhjet emocionale janë të çmuara dhe për këtë arsye është e domosdoshme të lihen mënjanë njerëzit e ligë e të pashpirt, të cilët vazhdimisht minojnë vetëvlerësimin tonë.
Momenti që e kuptoni këtë, do të hapet një botë e re para syve tuaj dhe ju nuk do të keni më nevojë për praninë e atyre që kanë mbjellë dyshime, siklet dhe ngurrim ndaj jush. Largohuni nga kushdo që ju ngjall dyshim dhe afrohuni me ata që ju vlerësojnë; çlirohuni nga ata që ju fyejnë dhe duajini ata që ju mbështesin.
Largohuni nga ata që nuk e vlerësojnë praninë tuaj dhe vlerën që keni. Ju përcaktoni çmimin dhe vlerën që njerëzit ju japin. Prandaj, është e rëndësishme të jemi pranë atyre që na ngushëllojnë dhe të largohemi nga ata që na plagosin qëllimisht. Pra:
1 – Largohuni nga ajo që ju lëndon, nga ajo që errëson jetën tuaj, nga ajo që frenon entuziazmin tuaj.
2 – Largohuni nga gjithçka që nuk ka zgjidhje, nga ajo që ndikon në mirëqenien tuaj psikofizike.
3 – Emocionalisht largohuni nga dhimbja, refuzimi dhe tradhtia.
4 – Përballuni me frikën tuaj dhe kontrolloni demonët tuaj.
5 – Jini të vetëdijshëm se vuajtja është një zgjedhje.
6 – Mos u maskoni ose fshini realitetin, mos e mashtroni veten për frikën e humbjes së vendeve, gjërave dhe njerëzve.
7 – Mos harroni se jeni ju ata që vendosni për jetën tuaj dhe cilat janë rregullat e lojës.
Kur ne copëtohemi në mijëra copa për të mbajtur një lidhje që ka përfunduar, ne shpërbëjmë aftësinë tonë për të reaguar. Ne dobësojmë vendosmërinë tonë emocionale: ne shpërbëjmë thelbin tonë. Kjo shkëputje me veten ka pasoja të tmerrshme ndaj emocioneve tona, sepse ndërsa ne e izolojmë veten nga realiteti, ne i pakësojmë dëshirat tona.
Gjatë jetës sonë, mund të ndodhë që ne jemi të përfshirë në një lloj marrëdhënie toksike, pa e kuptuar atë. Marrëdhëniet “toksike” zakonisht bazohen në reagimet e këtij lloji:
- Roli i viktimës.
- Posedimi.
- Xhelozia.
- Vëmendja e tepruar.
- Dorëzimi.
- Dominimi dhe agresioni.
Përkeqësimi i heshtur që vjen kur përpiqemi të bindim veten se çdo gjë është mirë, ose se gjithçka mund të zgjidhet, është një garanci absolute e vetë-toksicitetit. Pra, ne jemi toksike për veten kur:
1 – Supozojmë një rol nënshtrues para kërkesave të të tjerëve.
2 – Ne humbim esencën tonë, duke mos përmbushur dëshirat tona dhe duke iu nënshtruar kërkesave të të tjerëve.
3 – Ne bëhemi viktima kronik.
4 – Ne neglizhojmë emocionet, mendimet dhe rezultatet tona.
5 – Ne mbajmë një dialog të dëmshëm të brendshëm me veten dhe me të tjerët.
6 – Ne mbyllemi në vetvete.
7 – Nuk shohim në thellësi.
Siç thuhet, është e domosdoshme që “përpara se të përpiqemi të udhëtojmë në botë, le të bëjmë disa rrotullime rreth shtëpisë sonë”. Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet tona pa pyetur më parë rolin që ne luajmë në një marrëdhënie toksike. Nevojitet vetë-kritika e thellë për të shëruar plagët emocionale në zemrat tona. Dhe me kalimin e kohës, të na vlerësojnë pak më shumë.
Mos e humbni shpresën dhe mos harroni: edhe nëse është e vështirë të mbrohemi nga hipokrizia dhe tradhtia e atyre që ne i konsiderojmë miq, ne duhet gjithmonë të marrim parasysh se jo gjithçka që shkëlqen është prej ari dhe ne ende mund t’i besojmë botës.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.