Në kuadër të 20 Maj-it, Ditës Kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë, emisioni social “Jeta pa filtër” në News 24, me autore, psikologen Ervisa Lula ka zbardhur një pjesë të vështirë të jetës së personave të rritur pa kujdes prindëror. Episode të dhimbshme rrinë shpesh jashtë vëmendjes sonë duke ua bërë jetën më të vështirë. Ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë, ka edhe njerëz që u gjenden pranë. Pjesë e programit ishte edhe z.Fatmir Hysenbelliu, Fondacioni FAB, i cili zë një vend të veçantë në rolin e përmirësimit të kushteve të jetesës së qindra fëmijëve pa kujdes prindëror.
Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu, në emër të fondacionit “Fab” foli për mënyrën si u kushton përkujdesje fëmijëve që janë braktisur nga prindërit apo kanë aftësi ndryshe. Gjatë intervistës ai thekson sa e nevojshme është ndihma për ta, ndërsa thotë shpesh se fëmijët vlerësojnë shumë edhe afrimitetin që fondacioni u ofron, duke shkuar shpesh aty ku ata jetojnë.
“Jeta pa filtër” e kësaj të mërkure me autore Ervisa Lula, u realizua së bashku me Kristjanën e Ledion, që janë koordinatorë aktivë të lëvizjes, si dhe me gazetaren Anilda Kaçaçi, zhvilloi një intervistë me karakter social dhe human. Në emision u prek histori të vështira dhe u përcollëm mesazhe frymëzimi, force dhe shprese për gjithë shoqërinë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.