Marrëdhënie

June 25, 2019 | 10:10

Jetëgjatësia e një marrëdhënieje varet nga inteligjenca emocionale e mashkullit

Pse suksesi i një marrëdhënie varet kryesisht nga inteligjenca emocionale e mashkullit? Tema u trajtua nga John Gottman, një mësues në fushën e marrëdhënieve dhe jetës së çiftit. Në fakt, sipas psikologut amerikan, aftësia e mashkullit për të zhvilluar inteligjencën emocionale lejon një marrëdhënie të kapërcejë krizat e pashmangshme që dalin.

Studimet mbi inteligjencën emocionale, bazën e çdo marrëdhënieje

John Gottman dhe ekipi i tij njihen në mbarë botën për studime dhe analiza për çiftet dhe inteligjencën emocionale. Si themelues i Laboratorit të Dashurisë në Seattle, ai konsiderohet një nga njohësit më të mëdhenj të dinamikës së çiftit, për shkak të gjerësisë së studimeve të tij. Kjo është arsyeja pse mendimet e tij për këtë çështje janë shumë të thjeshta: marrëdhëniet e lumtura janë ato në të cilat mashkulli arrin të kultivojë dhe zhvillojë inteligjencën emocionale!

Çfarë nënkuptohet me inteligjencë emocionale të aplikuar për një marrëdhënie?

Profesori amerikan ka kryer një sërë studimesh mbi qindra çifte në Universitetin e Uashingtonit dhe Qendrën që drejton në Seattle. Meqenëse dinamika që ndikon në jetën e dashurisë së dy njerëzve paraqet situata të ngjashme, ata u përqendruan në aftësinë mashkullore për të reaguar ndaj situatave të vështira.

Qëndrimi mashkullor në kohë krize

Gottman dhe stafi i tij në të vërtetë janë përqendruar në ato faza të krizës dhe konfliktit që, herët a vonë, kalojnë të gjitha çiftet. Në to, rreth 65% e meshkujve që nuk kanë nivel të ndjeshmërisë dhe menaxhimit të emocioneve e sjellin çiftin në afërsi të pikës së kthimit. Në të vërtetë, në këto momente, qëndrimi mashkullor tenton të heqë dorë, duke parandaluar një marrëdhënie të evoluojë dhe rinovojë  vetveten.

Mashkulli që nuk arrin të zhvillojë një inteligjencë të mirë emocionale, ndihet i sulmuar, i privuar nga fuqia e tij dhe prandaj reagon duke u mbyllur. Në këtë mënyrë çifti rrit distancën psikologjike, duke rrezikuar që të mos gjejë sinjalet e nevojshëm për të ecur përpara.

Cili qëndrim zbulon inteligjencën emocionale

Siç e kemi parë, në momente krize, mashkulli tenton të humbasë kontrollin e rolit të tij brenda çiftit. Në fakt, nëse merret në pyetje, sulmohet, tenton të mbyllet në një qëndrim mbrojtës, duke ndihmuar kështu në nxitjen e pakënaqësisë së partnerit. Nga ana tjetër, nëse ai nuk ka frikë të japë hapësirë për emocionet e tij, për ndjeshmërinë, që do të thotë, për të manifestuar inteligjencën e tij emocionale, ai e sjell planin e konfliktit në një terren të përbashkët.

Kështu, në këtë mënyrë, duke njohur gjendjen e partnerëve dhe duke manifestuar të vetat, zjarri i shkaktuar nga kriza ka tendencë të humbasë intensitetin. Përvoja e meshkujve, që nga fëmijëria, thotë profesori amerikan, bazohet në një skemë të thjeshtë: ata më sulmojnë, i rezistoj dhe vazhdoj. Në dinamikën e çifteve, veçanërisht në ditët e sotme, kjo vetëm rrit distancat, ndërkohë që një qëndrim empatik ndihmon në dobësimin e konflikteve.

Rregullat kryesore për sukses në tejkalimin e një krize

Ka disa pika, që lejojnë që një marrëdhënie të ruhet kur gjithçka sugjeron të kundërtën. Në to, thelbësore është aftësia e mashkullit për të njohur ndjenjat e femrave dhe për të ditur se si t’i përpunojnë ato. Kjo është arsyeja pse, në këto situata, inteligjenca emocionale mashkullore luan një rol themelor. Në fakt, argjinatura për një marrëdhënie që nuk duhet të shkatërrohet nga kriza përbëhet nga dy faktorë: nderim dhe butësi. Dy komponentë që kanë nevojë për njohuri të thella, për t’u njohur një përvojë e përbashkët e bërë nga dialogu, besimi dhe njohja. Vetëm me këto baza mund të ruhet një marrëdhënie edhe në momentin më të vështirë.

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top