Mirëqenie

March 26, 2019 | 11:26

Jeto, dashuro, hidratohu!

Koha që kalon është aleatja jonë: na përmirëson dhe na bën të vetëdijshëm. Sekreti për ta shijuar atë pa ankth, është që të kujdesemi për veten, që nga lëkura deri tek gjendja jonë shpirtërore.

Çfarë sheh në të vërtetë kur je para pasqyrës? Çfarë tregon portreti yt, sytë, buzëqeshja, shprehjet e veçanta që ju bëjnë të dukeni unik?

Pasqyrimi juaj është përmbledhja e përvojës suaj, qëllimeve, emocioneve, mposhtjeve, përkushtimit dhe qetësisë, dashurisë dhe lamtumirës.

img05b-1000x620Le të ndalemi në shenjat e reja në fytyrë, analizojmë me kujdes gjurmët që shfaqen pranë buzëve, në ballë, mes qepallave, por harrojmë shumë shpesh që çdo hije e re është pjesë e jetës që na përshkruan, na lartëson, që u zbulon të tjerëve (dhe vetes) se kush jemi dhe cilët kemi qenë.

Ka ardhur koha që gratë të braktisin idenë se koha është armiku i tyre, se ka një numërim mbrapsht që na largon nga epoka e artë, që vitet e rinisë janë gjithmonë më emocionuese se sa ato që vijnë.

Koha është aleatja jonë, sepse na ndihmon të rritemi dhe të përmirësohemi, sepse na mëson t’i bëjmë gjërat mirë, na bën të kuptojmë vlerën e pritjes, na dhuron ato kujtime të pashlyeshme që bëhen “historia jonë”.

Prandaj duhet të mësojmë të shohim të ardhmen me të njëjtin entuziazëm si në rini, sepse është e ditur, më e mira duhet ende të vijë.

Dhe për t’ia dalë të gëzohemi në maksimum çdo moment të plotë, është e rëndësishme të mësojmë ta duam njëri-tjetrin, ta trajtojmë veten më mirë, të kujdesemi për pamjen dhe shpirtin tonë, për të qëndruar të shëndetshëm.

 img01c-800x496

1.Kujdesu për lëkurën tënde çdo ditë

Plakja, çekuilibri hormonal, ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV, duhani dhe smogu janë shkaqet kryesore të prodhimit të radikaleve të lira që sulmojnë qelizën epidermale dhe përshpejtojnë procesin e plakjes natyrore.

2.Jepini vetes luksin e një syri gjumë

Gjumi nuk është vetëm një mik i madh i bukurisë, por gjithashtu kontribuon për gjendjen tonë shpirtërore dhe na ndihmon të kemi mendime pozitive.

3.Pija e së ardhmes?

Uji është një gjest i thjeshtë dhe i këndshëm, me përfitime të pafundme, por shpesh nënvlerësohet. Hidratimi i mirë është sinonim i formave perfekte dhe shëndetit të mirë.

4.Rrethohuni nga njerëz pozitivë

Ke nevojë për energji, entuziazëm, një dozë të shëndetshme optimizmi. Në kohën e lirë (dhe sa herë që mundeni) përpiquni të rrethoheni me njerëz që ju i vlerësoni, dhe që ju bëjnë të ndiheni mirë.

5.Lëviz (dhe argëtohu)

Nuk është nevoja të mbylleni në një palestër me orare të përcaktuara për të bërë aktivitet fizik. Mund të lëvizësh edhe duke përshkruar rrugë të gjata, të kërceni para pasqyrës, të merrni shkallët në vend të ashensorit, të shkoni në punë me biçikletë në vend të makinës. Vihuni në lëvizje dhe gjithmonë mos harroni të bëni atë që ju argëton.

6.Gjej kohë çdo ditë për gjërat që do

Mjaftojnë tri minuta në ditë për të ushtruar pasionet tuaja: disa faqe libri, shikimi i disa serive televizive, mbaro punët me dorë, nxirr shëtitje qenin, vizato. Cilido qoftë pasioni yt, mos ndalo së zhvilluari atë.

7.Buzëqesh më shumë

Jeta është gjithmonë një sfidë dhe nuk duhet të kemi frikë ta përballojmë atë. Mundohuni të shikoni anën pozitive në çdo situatë dhe nëse lajmi i mirë është i ngadalshëm, në përpjekjen e ardhshme do të buzëqeshni gjithsesi. Mbajeni gjallë shpresën.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: vanityfair.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top