FB

March 18, 2022 | 8:50

Jetoni për sot. E ardhmja është sot!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, Eksperte e Shëndetit Mendor                         

Nëse mendoni mirë, të gjithë jemi mekanizma të përsosur. Ajo që na duhet është të mësojmë të kontrollojmë këtë mekanizëm në mënyrë që të fitojmë besim për udhëtimin e jetës. Shikoni rrugën përpara. Mbrapa duket deri në një pikë dhe përpara njëlloj. Por gjithçka rreth jush është e qartë dhe ju mund ta shijoni atë. Kështu që ju duhet të lini të kaluarën dhe ditët e saj të vdekura. Largohuni nga e nesërmja e pasigurt. Jetoni për sot. E ardhmja është sot.

Do pyesni veten “a nuk po bëjmë plane dhe po përgatitemi për të ardhmen?” Sigurisht që bëjmë plane, por mënyra më e mirë për t’u përgatitur është të përqendrojmë përpjekjet tona në punën e sotme për ta bërë atë sa më të mirë. Pa dyshim që duhet të mendoni me kujdes për të nesërmen dhe ta planifikoni e përgatitni atë, por pa ankth. Çdo ditë është një jetë e re për njeriun e mençur. Ne ëndërrojmë për një kopsht me lule të mrekullueshme diku larg dhe nuk i shohim trëndafilat që lulëzojnë jashtë dritares sonë sot. Jeta ka vlerë kur e jeton çdo ditë dhe orë.

Nuk mund të kalosh dy herë të njëjtin lumë. Lumi ndryshon. Jo çdo sekondë është e njëjtë. Jeta është një ndryshim i pandërprerë dhe e vetmja gjë e sigurt është sot. Pra, pse të shkatërrojmë bukurinë e së sotmes duke u përpjekur të zgjidhim problemet e së ardhmes gjithnjë në ndryshim? Është e pasigurt dhe e paparashikueshme?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top