Nga Sabrina Ferri, shkrimtare italiane
Një ditë do të shiheni në pasqyrë dhe do të vini re flokët e bardha, rrudhat gjithnjë e më të theksuara, dhe sytë gjithnjë e më të plasaritura. Një ditë do të shiheni në pasqyrë dhe do të pyesni veten se ku ka shkuar rinia juaj dhe “si është e mundur që ajo tashmë pothuajse ka mbaruar?”.
Një ditë do të shihesh në pasqyrë dhe do të mendosh përsëri për të gjitha momentet më të mira dhe më të këqija në të kaluarën, për ëndrrat e realizuara dhe ato të paarritura kurrë, për njerëzit që nuk i ke parë më për një qëndrim kaprico, njerëzit që keni dashur dhe ata që janë larguar shumë shpejt nga një fat mizor.
Një ditë do të shihesh para pasqyrës dhe do të mendosh për gjyshërit që e vogël i shihje gjithmonë e më të plakur dhe do të kujtohesh se sa shumë besoje se ajo pleqëri ishte diçka ekskluzive për gjyshërit: “Unë do të jem fëmijë përgjithmonë” keni menduar.
Një ditë do të shiheni në pasqyrë dhe do të luteni për më shumë kohë, do të luteni për lumturinë e fëmijëve dhe nipërve tuaj.
Një ditë do të shiheni në pasqyrë dhe do të dini se ka mbetur pak kohë dhe do të bëni gjithçka që të mos humbni as edhe një moment nga ajo kohë e mbetur ose ndoshta thjesht do të prisni, duke u përpjekur ta mbani larg frikën.
Sot nuk e dini kur do të vijë ajo ditë dhe nëse do të keni fatin të jeni në gjendje ta shihni veten në atë pasqyrë. Kështu që e vetmja gjë që mund të bësh është të shihesh tani në pasqyrë dhe t’i thuash vetes: “Unë dua të jetoj”.
Jetoni tani, jetoni kohën tuaj, hapësirat tuaja, afeksionet tuaja, jetoni gjithçka dhe dashuroni. Nuk ka kthim prapa, çdo moment është unik …. kujtoje gjithmonë!
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.