FB

June 9, 2021 | 8:18

Ji mirënjohës nëse ke njerëz në jetën tënde që të duan dhe e shfaqin atë

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Ka dy kategori njerëzish që do të takosh në jetën tënde. Ata që do të hapin faqet e tyre dhe të lejojnë të lexosh fjalën e fundit të librit të tyre dhe ata që thjeshtë do të lënë t’i shfletosh ato pa e kuptuar thelbin e tyre.

2

Ata që janë libra të hapur nuk do të bëjnë kurrë të dyshosh. Ata do të hapin zemrat e tyre, do të qeshin me shpirtin e tyre, do të hapin shtëpitë e tyre dhe do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë ta ndjeni shtëpinë e tyre si tuajën.

Ata janë ata që ti e di që mund të hapesh, që të mund të qash dhe të shpërthesh. Ata janë ata që duam pranë nesh.

Ne dëshirojmë njerëzit me shpirt fëmije që na tregojnë ndjenjat e tyre pa frikë. Ne duam njerëz të vërtetë që nuk gjykojnë. Ne duam ata që na kujtojnë pak më shumë.

Ata që gjejnë kohë edhe nëse nuk e kanë atë. Ata që duan dhe e tregojnë dhe e thonë atë. Ne duam konfirmim. Atë konfirmim të ëmbël se gjithçka do të shkojë mirë.

Jeta është shumë e bukur për të qenë vetëm. Gjithçka është më e bukur, më e mirë kur ke afër ata që do.

Ji mirënjohëse nëse ke gjetur njerëz të tillë sepse ata janë diamante të rralla dhe të papërpunuara.

Dhe duhet t’i mbash si sytë e tu…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top