Çorapet dhe këpucët janë çift, të cilat nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Prishen, konsumohen, shpohen… Mjafton një gërvishtje, një vrimë, një konsumim i vogël në njërin pjesëtar të çiftit dhe dyshja prishet, thyhet…
Një çift do të thotë që nuk mund të ekzistosh pa anëtarin tjetër. Do të thotë që në çdo kohë mund të mbeteni vetëm, të padobishëm (në kuptimin e përdorimit) të braktisur sepse gjysma tjetër thjesht “vendosi” të lodhet. Sepse si njësi nuk do të mund të ekzistosh, nuk do të kesh dobi.
Të jeni të dashuruar…! Të dëshironi t’i jepni me pasion tjetrit dhe gjithashtu, çdo gjë që merrni, të jetë me pasion. Të bini në dashuri çdo ditë, çdo moment. Të mos keni nevojë për njëri-tjetrin. Çdo takim duhet të jetë një takim i ofertës dhe jo i kërkesës. Sepse është një kënaqësi e vërtetë kur të dy duan të japin me pasion.
Bëhuni të dashuruar të momentit dhe jo të “gjithmonës”. Sepse “gjithmonë” premton, lidh, bën presion.
Momenti zgjat për aq kohë sa e mbajmë ne. Dhe nëse e dimë se mund të mos zgjasë përgjithmonë, ne do të mund ta shijojmë atë. Sepse momenti mund të mos ketë të nesërme, nuk duron shtyrje
Dhe ndoshta duke jetuar momentet do të vijë e “përgjithmonë”. Dhe nëse “përgjithmonë” nuk vjen, do të keni një kohë të mrekullueshme për të kujtuar…
Mos harroni të jeni të dashuruar me njerëzit, me punën, me momentet, me jetën…!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.