Lifestyle

November 23, 2017 | 12:43

Jo më detyra në shtëpi për nxënësit e këtyre shkollave

A duhet të lejohen nxënësit të bëjnë detyrat e shtëpisë gjatë shkollës? Projekti pilot do të testohet në këto 4 shkolla të Tiranës

 Të gjitha detyrat e shkollës duhet të të përfundojnë në shkollë. Kështu mendojnë disa studiues, të cilët shpjegojnë se detyrat e shtëpisë iu marrin kohë nga argëtimi fëmijëve.

Mbi këtë çështje që po diskutohet edhe në botë, Bashkia e Tiranës do të testojë një projekt pilot në 4 shkolla të Tiranës.

Nxënësit e  shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit, nga janari, do të bëjnë detyrat me mësues të dedikuar në klasë, edhe pas përfundimit të mësimit në mesditë. Fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00 të pasdites, duke ju dedikuar vëmendje në mësimet e tyre dhe ushtruar pasionet në art dhe sport.

Ky projekt pilot do të fillojë të zbatohet tek shkollat e reja apo të rikonstruktuara së fundmi që kanë edhe mensa, si “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” tek Bregu i Lumit, “Shkolla e Kuqe” dhe “Hasan Tahsin”.

Bashkia e Tiranës këtë projekt do e paraqesë për miratim në këshillin bashkiak këtë të enjte, pasi kostoja e përgjithshme për 6 muaj zbatim nga janari në qershor 2018 kap shifrën e 35 milionë lekëve. Por në këtë nismë nuk mbeten pas as prindërit të cilët kanë rënë dakord që në disa shkolla të kontribuojnë për drekën e fëmijëve të tyre e cila për çdo ditë ushqim vlen 160 lekë.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com